Tërhiqen turqit, hapet gara për ndërtimin e aeroportit të Vlorës

Aeroportin e Vlorës nuk do ta ndërtojnë turqit. Marrëveshja mes konsorciumit turk të tre kompanive Cengiz, Kalyon dhe Kolin Construction me qeverinë shqiptare nuk është arritur.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë deklaron se afati ligjor për koncesionin ka përfunduar në shtatorin e vitit të kaluar duke hapur garën për cilëndo kompani që ka interes për të ndërtuar aeroportin në Jug të vendit. Kontrata e parë e negociuar me kompanitë turke përjashtonte mundësinë e garës për kompani të tjera, ndërsa tenderi që pritet të zhvillohet, do të përzgjedhë ofertën më të mirë ekonomike.

Lidhur me aeroportin e Vlorës. Ka përfunduar afati i ligjit për koncesionin e ‘Vlora International Aeroport’ që në shtator të vitit 2018. Konfirmojmë zyrtarisht se do të ketë një garë ndërkombëtare për ‘Vlora International Aeroport’ pasi interesi është i madh nga investitorët. Dhe ky proces do të përmbush të gjitha kushtet ligjore dhe elementët e transparencës” thuhet në njoftimin e ministrisë. Kompania që do të ndërtojë aeroportin do të jetë një koncension për 35 vite.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dritan K.M.: 20/05/2019 21:42

    Aeroporti nuk është për pelikanë apo zogj. Aeroporti është një infrastrukturë që sjell së bashku udhëtarët dhe transportuesit. Shqipëria është një hapësirë ​​e vogël për aviacionin. Në të kaluarën gabime të ngjashme janë bërë në GSM, bankat etj. Askush nuk është i lumtur. Ju nuk keni fluturime të brendshme. Ju jeni vetëm për fluturime ndërkombëtare. Teknikisht dhe ekonomikisht nuk mund të funksionojë. Nuk është fare ekonomik. Nëse politikanët përpiqen të krijojnë punë ndërtimi për biznesmenët e tyre të ndërtimit, është një tjetër histori. Në këtë rast duhet të jemi të gatshëm për të humbur burimet dhe paratë publike.Për interes publik, Aeroporti i Tiranës duhet të operohet nga një operator strategjik me përvojë në këtë fushë, jo nga fonde të panjohura investimi. Në këtë mënyrë mund të zhvillohet dhe të krijojë interes më ekonomik për publikun.

    Përgjigju
  • redi: 22/04/2019 18:18

    Anullimi nga ana qeverisee shqiptare per ndertimin nga turqit te aeroportit te Vlores , eshte i drejte pasi kerkesat e tyre ishin te larta. Por ajo qe me habit eshte tendenca e qeverise ,te ndertoj perseri aeroport me koncension ,dhe jam i bindur qe sic po i nxihet jeta shquptareve me TIA n ne Rinas ashtu do ndodhi dhe me ate te Vlores.Kosto shkon diku 98 milon $ ,dhe eshte 1000 here me mire ta ndertoj shteti dhe ta menaxhoj po vete.Shteti eshte rregullator i tregut prandaj zoti Rama te anulloj tenderin se eshte kthyer ne keyeminister te super te djathte dhe ka nxjerr ekonomine publike nudo ,dhe po i var ne qafe nje borxh te tmerrshem ,qe brezat do e mallkojne sic po thojne per kryehajdutin Nano dhe Berisha . Justfikimet e Rames se nuk kemi para jane te drejta ,se buxheti per investimet shkon per te lare koncensionet hale te Rilindjes qe kurre nuk perfaqesoj socialistet por ndoqi rrugen korruptive te Saliut .Turp

    Përgjigju
    • Vlora: 22/04/2019 19:35

      Une si parim them me mire me koncesion pasi nuk eshte mire qe shteti te vendose kontroll monopolist. Edhe nderkombetaret jane kunder besoj. Shteti ti beje mire llogarite dhe ta japi koncesionin ne fund te fundit do hapi vende pune kjo eshte ajo qe duhet te beje nje shtet

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Aksident në hyrje të autostradës, vetura ‘Seat’ del me shpejtësi nga rruga dhe bie në kanalin e ujërave të zeza! Shpëtojnë 3 të rinjtë

Durrës/ Aksident në hyrje të autostradës, vetura ‘Seat’ del me shpejtësi nga rruga dhe bie në kanalin e ujërave të zeza! Shpëtojnë 3 të rinjtë