'Sëmuret' kandidati i Bindjes Demokratike për Kamzën: Tërhiqem nga gara

'Sëmuret' kandidati i Bindjes Demokratike për Kamzën: Tërhiqem nga gara

Ylber Gjeta

Kur ka mbetur më pak se një muaj nga zgjedhjet lokale të 30 qershorit, një tjetër kandidat në radhët e Partisë Bindja Demokratike është tërhequr nga gara. Ai është Ylber Gjeta, kandidat për Bashkinë e Kamzës. Në një letër të drejtuar Komisioni Qëndror të Zgjedhjeve, Gjeta thotë se po tërhiqet nga gara për arsye shëndetësore, për shkak se ka nevojë t'i nënshtrohet një vizite mjekësore jashtë vendit.

"Dita e sotme ka qenë një ditë e vështirë për mua dhe familjen time. Prej disa kohësh kam konstatuar disa shqetësime me shëndetin tim dhe pas konsultës me disa mjekë që unë i kam dhe miq të mi , sipas këshillave të tyre, unë duhet të bëj një vizitë të detajuar mjekësore jashtë vendit.

Në këto kushte e kam të pamundur të vijoj garën time si kandidat për kryetar të Bashkisë Kamëz.

Për këtë arsye unë jap dorëheqje të parevokueshme nga kandidimi për kryetar të Bashkisë Kamëz.

Deklaroj se në këtë moment mungon vullneti im për të kandiduar si kusht i nevojshëm sipas Nenit 72 të Kodit Zgjedhor", shkruan Gjeta në letrën drejtuar KQZ-së.

Ky është kandidati i katert në radhët e Bindjes Demokratike që tërhiqet nga gara. Më herët janë tërhequr edhe kandidatët e Bashkive Lezhë, Corovodë dhe Kavajë.

Kandidatit të Bindjes Demokratike Salvador Kaçaj per Bashkinë e Lezhës i është refuzuar kërkesa për tërheqje nga kandidatura.

Ndërkohë që për kandidatin e Bindjes Demokratike për Kavajën Bledar Sinella, çështja e tij i është referuar Prokurorisë së Kavajës.

Sinella u tërhoq nga kandidatura me pretendimin  se nuk ka nënshkruar për këtë regjistrim. 

Ndërsa ditën e djeshme KQZ rrëzoi kandidaturën e BD në Berat. Anëtarët e këtij Komision e argumentuan votën e tyre duke thënë se Pavllo Shkarpa nuk është banor i zonës ku kandidon, siç parashikohet në ligj, por është regjistruar vetëm pak ditë pasi shpalli kandidaturën. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Usa: 25/05/2019 12:19

    Hahahaha paska bere foto ne avion.A je deputet apo kalama o mavri,lamash.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë