TIRANËBelind Këlliçi është kandidati i Sali Berishës për bashkinë e Tiranës përballë Erion Veliajt, në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 14 maj. Megjithëse garoi përballë 7 kandidatëve të tjerë, emri i Këlliçit, i dalë si më i votuari në Primaret e Rithemelimit, nuk ishte aspak surprizë, pasi ishte lakuar si kandidati më favorit.

Gara e primareve shkoi në balotazh ndërmjet dy kandidatëve më të votuar, Belind Këlliçit, i cili mori 4040 vota dhe mjekut Ilir Alimehmetit, i cili mori 2196 vota, ndërsa në total votuan 8470 anëtarë dhe simpatizantë. Por mjeku Ilir Alimehmeti, në një dalje të përbashkët me Këlliçin, njoftoi se do të tërhiqet nga gara në balotazh. Ndërsa vlerësoi procesin e primareve si të rregullt, ai tha se anëtarësia foli në favor të Këlliçit.

'Më pak se 24 orë, kur anëtarësia e Tiranës shprehu me votë për herë të parë me dëshirën e saj se kë do të donte për kandidat në zgjedhjet vendore për Bashkinë Tiranë dhe respekt votës së anëtarësisë, falënderoj çdo votues e numërues dhe çdo organizues, për një proces që shkoi nga fillimi në fund pa asnjë vërejtje, i cili u numërua me transparencë të plotë brenda një kohe shumë të shkurtër. Nga fillimi i këtij procesi isha i bindur që ishte anëtarësia ajo që duhet të shprehej dhe nuk duhet të kalohej nga vota e simpatizantëve, edhe pse kam patur vërejtje për këtë. Kam qenë i bindur se ishte anëtarësia që duhet të kishte rolin kryesor. Dje anëtarësia foli në favor të kandidatit pranë meje, Belind Këlliçit, djalë i shkëlqyer, bashkëshort i devotshëm, nga ana politike ju e njihni mjaft mirë. Kështu që më shumë nuk do të shprehem. Iu kam dalë zot që sido të shkonte do isha në krah të kandidatit apo kandidates, në këtë rast kandidatit që do gëzonte votën e shumicës dhe anëtarësisë. Dhe kjo është shenja e parë e qytetarisë. Të njohësh votën, ta kuptosh atë, ta lexosh atë si duhet dhe të shprehesh prej saj. Falenderoj gjithkënd që më ka mbështetur, ka qenë një kënaqësi e madhe të punoj me ju dhe do të vazhdojtë punoj me ju përkundrejt fitores të datës 14 maj të vitit 2023.'- u shpreh Alimehmeti.

Në fjalën e tij, tashmë kandidati fitues në primarët e Rithemelimit për bashkinë kryesore të vendit, falenderoi gjithë demokratët e vlerësoi procesin e primareve si një ogurt të mirë në politikën shqiptare. Këlliçi e cilësoi Alimehmetin si krahun e tij të djathtë në këtë fushatë, e i premtoi se pas 14 majit, pasi beson se do të fitojë përballë Veliajt, Alimehmetit do jetë nënkryetar i bashkisë së Tiranës.

‘Kushdo që ka patur pritshmëri për primaret e organizuara në PD, kam përshtypjen që edhe më optimistët sot janë befasuar, nga ky standart që vednoset për herë të parë në politikën shqiptare. Unë gjej rastin të falenderoj të gjithë anëtarët, sikurse e tha edhe doktor Alimehmeti. Edhe unë fokusin kryesor e kam patur tek anëtarësia, tek baza e PD në këtë fushatë, e cila nuk ka qenë një fushatë e lehtë, por e cila ka qenë tërësisht një fushatë civile, qytetare, ku kemi kemi prezantuar platformat tona të shtatë kandidatët.

Sot ne jemi dy kandidatët më të votuar, që jemi shpallur në një garë në balotazh, jemi sërish me njëri tjetrin. Jam i bindur që ky është një ogur i mirë për klasën politike shqiptare dhe për modernizmin e mëtejshmën të partive politike shqiptare. Jam krenar që kam qenë pjesë e procesit të Primareve në PD, të organizuara për herë të parë dhe me këtë standart, dhe për ta çuar në një standart meë tutje dhe për të sjellë një risi në skenën politke shqiptare në sot do të adaaptojmë një model amerikan të garës. Modeli i garimit presidencial, ku të gjithë shikuesit, ata që na ndjekin, jam i bindur që e shohin që në SHBA kur zhvillohen garat, garon kandidati për president, së bashku me krahun e tij të djathtë për zv.president.

Unë kam kënaqësinë më të madhe sot, dhe ua them me bindje absolute që kur i kam hyrë këtij rrugëtimi, kam qenë i bindur që në 14 maj nëse do t’ja dilja, do ta mundja Erion Veliajn dhe do ta mund. Por sot nuk jam më unë, por jemi ne, së bashku me dr. Aimehmetin në krahun tim të djathtë, si krahun tim të djathtë në këtë fushatë dhe pas 14 majit nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës, dhe jam i bindur që çdo qytetar i Tiranës do të ketë arsye shumë herë e më shumë për të na besuar në votëmodelin që ne do të sjellim. Një model krejt ndryshe nga ai i Rilindjes, nga ai i Erion Veliajt në kryeqytet dhe një model që do të sjellë shpresë për të gjithë klasën politike shqiptare.'-, tha Këlliçi.

Në Tiranë ishin regjistruar rreth 29 mijë anëtarë të PD-së, për të votuar në procesin e primareve dhe zyrtarisht votuan 8470 anëtarë më pak se 1/3 e anëtarëve dhe simpatizantëve të PD-së. Në primaret që aq shumë janë trumbetuar, nga të dhënat e PD e Rithemelimit pjesëmarrja ishte tejet e ulët, edhe në krahasim me zgjedhjet për kryetarë degësh.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:48
Pritet të marrë mandatin e deputetit, Dogjani: Do përfaqësoj denjësisht qytetarët e Kamzës

1670239438_asslandogjani.JPG

Asllan Dogjani pritet të marrë vendin e deputetit në Kuvend, pasi Belin Këlliçi do të lërë mandatin për Bashkinë. Në një prononcim për gazetaren e Report Tv, Danjela Maloku, Dogjani tha se do i përfaqësoj denjësisht qytetarët që e kanë votuar.

“Sigurisht që do përfaqësoj denjësisht ata burra e gra të rinj e të reja të Kamzës dhe do bëj gjithçka në mbrojtje të drejtave të tyre”, tha Dogjani.

Ora 21:08
Ilir Meta përgëzon Këlliçin: Nisim rrugën drejt ndryshimit të padiskutueshëm

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përgëzuar Belind Këlliçin, si kandidat i fitues të Primareve Rithemelimit për zgjedhjet lokale të 14 maji për bashkinë e Tiranës.

‘Këlliçi-Alimehmeti, një risi e shkëlqyer që nis sot rrugën e Ndryshimit të padiskutueshëm në 14 Maj!’- shkruan Meta.

Ora 21:06
Sot hodhi akuza se demokratët vodhën njëri-tjetrin me primaret, EMRI ja kush do i zërë vendin Këlliçit në Kuvend

1670270852_auto8000be65b7ec257f6a90bffdf949f94a52e01667471850.jpg

Me zyrtarizmin e Belind Këlliçit si kandidat për kryetar Bashkie, ai do duhet të lërë mandatin e deputetit. Për rrjedhojë, vendin e tij, si më i votuari, do e zërë Asllan Dogjani. Ky i fundit ishte kandidat në primare për bashkinë e Kamzës, mirëpo nuk fitoi dhe nuk i kurseu akuzat për procesit ku tha se “demokratët kanë vjedhur njëri-tjetrin”.