Tërhiqet nga gara Alimehmeti, Belind Këlliçi kandidat i Berishës për bashkinë e Tiranës përballë Erion Veliajt

TIRANË- Belind Këlliçi është kandidati i Sali Berishës për bashkinë e Tiranës përballë Erion Veliajt, në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 14 maj. Megjithëse garoi përballë 7 kandidatëve të tjerë, emri i Këlliçit, i dalë si më i votuari në Primaret e Rithemelimit, nuk ishte aspak surprizë, pasi ishte lakuar si kandidati më favorit.

Gara e primareve shkoi në balotazh ndërmjet dy kandidatëve më të votuar, Belind Këlliçit, i cili mori 4040 vota dhe mjekut Ilir Alimehmetit, i cili mori 2196 vota, ndërsa në total votuan 8470 anëtarë dhe simpatizantë. Por mjeku Ilir Alimehmeti, në një dalje të përbashkët me Këlliçin, njoftoi se do të tërhiqet nga gara në balotazh. Ndërsa vlerësoi procesin e primareve si të rregullt, ai tha se anëtarësia foli në favor të Këlliçit.

'Më pak se 24 orë, kur anëtarësia e Tiranës shprehu me votë për herë të parë me dëshirën e saj se kë do të donte për kandidat në zgjedhjet vendore për Bashkinë Tiranë dhe respekt votës së anëtarësisë, falënderoj çdo votues e numërues dhe çdo organizues, për një proces që shkoi nga fillimi në fund pa asnjë vërejtje, i cili u numërua me transparencë të plotë brenda një kohe shumë të shkurtër. Nga fillimi i këtij procesi isha i bindur që ishte anëtarësia ajo që duhet të shprehej dhe nuk duhet të kalohej nga vota e simpatizantëve, edhe pse kam patur vërejtje për këtë. Kam qenë i bindur se ishte anëtarësia që duhet të kishte rolin kryesor. Dje anëtarësia foli në favor të kandidatit pranë meje, Belind Këlliçit, djalë i shkëlqyer, bashkëshort i devotshëm, nga ana politike ju e njihni mjaft mirë. Kështu që më shumë nuk do të shprehem. Iu kam dalë zot që sido të shkonte do isha në krah të kandidatit apo kandidates, në këtë rast kandidatit që do gëzonte votën e shumicës dhe anëtarësisë. Dhe kjo është shenja e parë e qytetarisë. Të njohësh votën, ta kuptosh atë, ta lexosh atë si duhet dhe të shprehesh prej saj. Falenderoj gjithkënd që më ka mbështetur, ka qenë një kënaqësi e madhe të punoj me ju dhe do të vazhdojtë punoj me ju përkundrejt fitores të datës 14 maj të vitit 2023.'- u shpreh Alimehmeti.

Në fjalën e tij, tashmë kandidati fitues në primarët e Rithemelimit për bashkinë kryesore të vendit, falenderoi gjithë demokratët e vlerësoi procesin e primareve si një ogurt të mirë në politikën shqiptare. Këlliçi e cilësoi Alimehmetin si krahun e tij të djathtë në këtë fushatë, e i premtoi se pas 14 majit, pasi beson se do të fitojë përballë Veliajt, Alimehmetit do jetë nënkryetar i bashkisë së Tiranës.

‘Kushdo që ka patur pritshmëri për primaret e organizuara në PD, kam përshtypjen që edhe më optimistët sot janë befasuar, nga ky standart që vednoset për herë të parë në politikën shqiptare. Unë gjej rastin të falenderoj të gjithë anëtarët, sikurse e tha edhe doktor Alimehmeti. Edhe unë fokusin kryesor e kam patur tek anëtarësia, tek baza e PD në këtë fushatë, e cila nuk ka qenë një fushatë e lehtë, por e cila ka qenë tërësisht një fushatë civile, qytetare, ku kemi kemi prezantuar platformat tona të shtatë kandidatët.

Sot ne jemi dy kandidatët më të votuar, që jemi shpallur në një garë në balotazh, jemi sërish me njëri tjetrin. Jam i bindur që ky është një ogur i mirë për klasën politike shqiptare dhe për modernizmin e mëtejshmën të partive politike shqiptare. Jam krenar që kam qenë pjesë e procesit të Primareve në PD, të organizuara për herë të parë dhe me këtë standart, dhe për ta çuar në një standart meë tutje dhe për të sjellë një risi në skenën politke shqiptare në sot do të adaaptojmë një model amerikan të garës. Modeli i garimit presidencial, ku të gjithë shikuesit, ata që na ndjekin, jam i bindur që e shohin që në SHBA kur zhvillohen garat, garon kandidati për president, së bashku me krahun e tij të djathtë për zv.president.

Unë kam kënaqësinë më të madhe sot, dhe ua them me bindje absolute që kur i kam hyrë këtij rrugëtimi, kam qenë i bindur që në 14 maj nëse do t’ja dilja, do ta mundja Erion Veliajn dhe do ta mund. Por sot nuk jam më unë, por jemi ne, së bashku me dr. Aimehmetin në krahun tim të djathtë, si krahun tim të djathtë në këtë fushatë dhe pas 14 majit nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës, dhe jam i bindur që çdo qytetar i Tiranës do të ketë arsye shumë herë e më shumë për të na besuar në votëmodelin që ne do të sjellim. Një model krejt ndryshe nga ai i Rilindjes, nga ai i Erion Veliajt në kryeqytet dhe një model që do të sjellë shpresë për të gjithë klasën politike shqiptare.'-, tha Këlliçi.

Në Tiranë ishin regjistruar rreth 29 mijë anëtarë të PD-së, për të votuar në procesin e primareve dhe zyrtarisht votuan 8470 anëtarë më pak se 1/3 e anëtarëve dhe simpatizantëve të PD-së. Në primaret që aq shumë janë trumbetuar, nga të dhënat e PD e Rithemelimit pjesëmarrja ishte tejet e ulët, edhe në krahasim me zgjedhjet për kryetarë degësh.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:48
Pritet të marrë mandatin e deputetit, Dogjani: Do përfaqësoj denjësisht qytetarët e Kamzës

1670239438_asslandogjani.JPG

Asllan Dogjani pritet të marrë vendin e deputetit në Kuvend, pasi Belin Këlliçi do të lërë mandatin për Bashkinë. Në një prononcim për gazetaren e Report Tv, Danjela Maloku, Dogjani tha se do i përfaqësoj denjësisht qytetarët që e kanë votuar.

“Sigurisht që do përfaqësoj denjësisht ata burra e gra të rinj e të reja të Kamzës dhe do bëj gjithçka në mbrojtje të drejtave të tyre”, tha Dogjani.

Ora 21:08
Ilir Meta përgëzon Këlliçin: Nisim rrugën drejt ndryshimit të padiskutueshëm

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përgëzuar Belind Këlliçin, si kandidat i fitues të Primareve Rithemelimit për zgjedhjet lokale të 14 maji për bashkinë e Tiranës.

‘Këlliçi-Alimehmeti, një risi e shkëlqyer që nis sot rrugën e Ndryshimit të padiskutueshëm në 14 Maj!’- shkruan Meta.

Ora 21:06
Sot hodhi akuza se demokratët vodhën njëri-tjetrin me primaret, EMRI ja kush do i zërë vendin Këlliçit në Kuvend

1670270852_auto8000be65b7ec257f6a90bffdf949f94a52e01667471850.jpg

Me zyrtarizmin e Belind Këlliçit si kandidat për kryetar Bashkie, ai do duhet të lërë mandatin e deputetit. Për rrjedhojë, vendin e tij, si më i votuari, do e zërë Asllan Dogjani. Ky i fundit ishte kandidat në primare për bashkinë e Kamzës, mirëpo nuk fitoi dhe nuk i kurseu akuzat për procesit ku tha se “demokratët kanë vjedhur njëri-tjetrin”.

M.Q./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BELA: 06/12/2022 10:11

    of medet moj e mjera Shqiperi !!!

    Përgjigju
  • Ina: 06/12/2022 08:32

    Me vjen keq qe u terhoq Alimehmeti, kjo dmth qe e merr Veliu. Gjynah per Tiranen dhe per ne. Zoti e ndryshofte situaten, se njeriu e paska shit shpirtin

    Përgjigju
  • Qazim mulleti: 06/12/2022 08:02

    “Do sjelle shprese per klasen politike” thote!!

    Përgjigju
  • Turi: 05/12/2022 23:12

    Hahahah hahahah ju jeni thu qr nga i pari te i fundit dhe jeni njerezit me te keq hajdutat e ndyre

    Përgjigju
  • DMTR: 05/12/2022 22:58

    Hera e pare ne jeten time qe do i votoj PD kunder. Ose kam votu per pd ose skam votu fare ngaqe pd e kishte dhje muhabetin dhe na kishte ardh ne majt te hundes. Tani qe kishin shanse per me kap tiranen per here te pare ne kushedi sa zgjedhje gjeten nje kandidat te dhjere belind kellici qe ka fut duret ne cdo primare. Basha 2.0

    Përgjigju
  • Fajt: 05/12/2022 22:20

    Tani ja fusin dhe Bëlindit as 30,000 vota nuk I mer ! Kishin pasur fat socialistet që kur hyri Edi në politike

    Përgjigju
  • Goni: 05/12/2022 21:55

    Me.sa.duket PD kerkon medeomos tw humbe,Urime Veliaj

    Përgjigju
  • Altin: 05/12/2022 21:54

    O popull dele merrni syze dhe shikoni çfarë betonizimi ka bërë G99 nga hajdut është bërë mostër po na e pi gjakun por ju as nuk shikoni as dëgjoni. Prandaj po ikin e gjithë rinia jonë por kjo duhet ndalur se eshtë TURP. Ne duhet ti përzëmë një herë e mirë këto komunista hajduta mostra plera një herë e mirë.????????????????????

    Përgjigju
    • fiku: 06/12/2022 10:13

      KE TE DREJTE MOR ALTIN, PO KUJT JA THU...LONI PREJ BETONI BETON DON ! MJERE I ZIU SHQIPE !

    • Loni prej betoni: 06/12/2022 08:00

      E Altino, te paska ngel ora te komunistat me duket. Shiko i her me vemendje se te pundit komunist e ke andej nga shqupi. Mos fol mo per betonizimin e kur kishim Salehun ne pushtet u bo tirona e qofteve e tallavase nga kioskat e zhdukja e Lanes. Shko ha ndonje pjat pilaf nga Shqupi se detyren e bone per sot

    • Meri: 05/12/2022 23:28

      Paske memorie shumë te dobtë,nuk të kujtohet Tirana dhe gjithë shqiperia si u katandis në kohën që qeverriste Bersha ?Lana u zhduk,u mbulua me shtëpi e lokale( edhe keto ishin prej betoni),parqet dhe lulishtet u mbushën me kjoska ,ku hahej ,pihej dhe .....

  • tani: 05/12/2022 21:33

    voto per kellicin ,,,,dhe prapa eshte sali gomari....ik mor gagac,,,...lesht e curres do marresh....

    Përgjigju
  • Keno: 05/12/2022 21:32

    Hajde farce hajde. Jazek i qofte ketij doktorit qe merr pjese ne kete farcitet. Pastaj ca pret nga doktoret shqiptare, shumica jane lekiste te medhenj.

    Përgjigju
  • Tironci: 05/12/2022 21:19

    I nderuar zoti Alimehmeti! Si mjek shum i nderuar! Nuk ishte vend per tya! Ajo eshte nje parti veç zgjellje nuk dine te bojne pa vjellur,prandaj ishe ne vend te gabuar i nderuar.

    Përgjigju
  • Ggg: 05/12/2022 21:04

    Tani u vulos qe nuk fiton PD bashkine e Tiranes….

    Përgjigju
  • serxho: 05/12/2022 21:00

    U terhoq ky ALIBABA dhe do konkuroi KRRICI te dy anti Amerikane.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 05/12/2022 21:00

    Dhendrrì arkitetktit te kryeministrit edvin dhe ish deputetes socialiste kontribuon ne fitorjen e mashtruesit 99-sh,shitesit te fiqve. A nuk flet kjo per marrveshje nëntoke te kryefoltoristit dhe kryerilindasit. Populli nuk ha bare o zòterinj politikane kriminele kudo që jini pozite-opozite.

    Përgjigju
    • A. N.: 06/12/2022 06:48

      Populli nuk ha bar sepse edhe bari i eshte vjedhur nga shtresa e politiqenerve.

  • Jimmy: 05/12/2022 20:57

    Fitoj belind dobici dhe krrici!!

    Përgjigju
    • Beni: 06/12/2022 02:29

      Hahaha erioni I madh e ha kete pa problem

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Gjendet i pajetë emigranti nga vendet e Lindjes

Korçë/ Gjendet i pajetë emigranti nga vendet e Lindjes