Tërhiqet Serbia: Zgjedhjet nuk mund të organizohen në Kosovë

Tërhiqet Serbia: Zgjedhjet nuk mund të organizohen në Kosovë

Serbia është tërhequr nga vendimi për të organizuar zgjedhje në territore të Kosovës, pasi nuk ofrohen kushte për mbajtjen e tyre.

“Ne jemi njoftuar nga zyra se nuk është e mundur të zbatohet një procedurë zgjedhore në Kosovë që do të ishte në përputhje me rregulloret ligjore, sepse institucionet e përkohshme të Prishtinës të kryesuara nga Albin Kurti e kushtëzojnë votimin me njohjen e pavarësisë së vetëshpallur të Kosovës”, deklaron kreu i RIK, Vladimir Dimitrijeviq.

Ky vendim nga Beogradi vjen pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi nuk mund të mbahen zgjedhjet pasi nuk ka një marrëveshje ndërshtetërore.

Në të kaluarën, zgjedhjet e Serbisë janë lehtësuar nga misioni i OSBE-së dhe deri në vitin 2020 Kosova, nuk e ka penguar organizimin e tyre.

Votat janë grumbulluar nga OSBE-ja dhe janë dërguar për numërim në Serbi. Por, në prill të vitit 2022, qeveria Kurti tha se Serbia duhet t’i bëjë kërkesë të drejtpërdrejtë Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve në territorin e saj. Serbia refuzoi dhe votuesit serbë nga Kosova kanë votuar në Serbi.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Media greke shkrim racist për shqiptarët: Imagjinoni të festonim ne kështu në mes të Tiranës, nuk respektojnë as bukën që hanë në Greqi

Media greke shkrim racist për shqiptarët: Imagjinoni të festonim ne kështu në mes të Tiranës, nuk respektojnë as bukën që hanë në Greqi