SHBA -Kompania farmaceutike Turing Pharmaceutical e drejtuar nga shqiptari Martin Shkreli, do të ulë ndjeshëm cmimin e “Daraprim”, pas kritikave të shumta për rritjen e cmimit nga 13 ne 750$ . Shkreli u shpreh për mediat amerikane se kompania do të ulë cmimit e këtij medikamenti në mënyrë që të jetë më i përballueshëm për xhepat e pacientëve, por duke llogaritur edhe fitimin gjithashtu.
"Ne kemi rënë dakord të ulim çmimin e “Daraprim” në një pikë që të jetë më i përballueshëm dhe të mund ti lejojë kompanisë një fitim të mundshëm qoftë ky edhe fare i vogël”- tha ai për ABC News . "Ne mendojmë se ky ndryshim do të mirëpritet"- shtoi ai
“Daraprim” shërben për trajtimin e kancerit dhe sidës kushtonte 13$ përpara se kompania e Shkrelit të blente të drejtat e plota të prodhimit dhe ta conte cmimin e një tablet deri në 750$. Vendimi i shkrelit shkaktoi një zhurmë të madhe mediatike në SHBA.
Shoqatat mjekësore lëshuan një lumë kritikash ndaj tij, pasi sipas tyre shqiptari kërkonte të shtonte të hollat e tij në kurriz të pacientëve të sëmurë. Ata u shprehën njëzëri se cimimi i Daraprim është i pajustifkueshëm.Në një deklaratë të lëshuar para intervistës së Shkrelit, zyrtarë të kompanisë u shprehën se paratë e mara nga shitja e Daraprim do të shërbejnë për të krijuar ilaçe të reja për trajtimin e sëmundjes me më pak efektet anësore.
Ata shtuan gjithashtu se për pacientët që nuk do të kenë mundësi ta paguajnë do të krijojnë programe asistence. Derisa të vendoset një cmim përfundimtar për Daraprim mjekët janë janë shprehur se do të kërkojnë ilace alternative për kurimin e pacientëve.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO