Tërhoqi vendimin për shpalljen ‘non grata’ të ambasadorëve, Erdogan njofton një takim të ardhshëm me Biden!

Tërhoqi vendimin për shpalljen ‘non grata’ të ambasadorëve, Erdogan njofton një takim të ardhshëm me Biden!

Joe Biden dhe Erdogan

Pavendosmëri apo strategji force? Çfarë e bëri Presidentin turk Rexhep Taip Erdogan të tërhiqet nga vendimi 'unanim' që dha këtë javë për shpalljen ‘non grata’ të 10 ambasadorëve nga vendet perëndimore?

 Asnjë prej këtyre pikëpyetje nuk do u kuptua qartë me deklaratën e së mërkurës nga Erdogan, ku u tha se do të zhvillohej një takim mbi samitin e klimës me SHBA të paralajmëruar edhe më parë në Glasgow.

Sipas njoftimit të Erdogan pritet që në samit, Turqia të shkëputet nga programi mbi avionët luftarakë të udhëhequr nga SHBA, ‘F-35’.

Megjithatë shkëputja primare e Turqisë me programin ndërkombëtar mbi prodhimin e avionëve luftarakë ka qenë në 2019, kur NATO shkëputi marrëdhëniet pas pretendimeve të Ankarasë për të lidhur marrëveshje me sistemin e avancuar rus ‘S-400’. Uashingtoni kishte qëndrimin se sistemi rus rrezikonte sigurinë e 'F-35'.

Erdogan ka thënë më parë se qeveria e tij po kërkon të rikuperojë një pagesë prej 1.4 miliardë dollarësh që vendi bëri përpara se të përjashtohej nga programi F-35 dhe se SHBA-të kanë propozuar t'i ofronin shitjen e avionë luftarakë F-16 për të kompensuar pagesën.

“Me shumë mundësi, ne do të kemi një takim në Glasgow në vend të Romës. Çështja jonë më e rëndësishme do të jetë F-35”, u tha Erdogan shtypit në kthimin e tij nga një udhëtim në Azerbajxhan.

Ai shtoi: “Ne kemi një shlyerje prej 1.4 miliardë në lidhje me F-35. Ne duhet të diskutojmë se si do të jetë plani i kompesimit.”

Deklaratat e Erdogan për takimin në samit janë pasi u tërhoq nga vendimi  i tij primar për dëbimin e 10 ambasadorëve nga vendet përëndimore. Megjithatë, kriza u shmang pasi ambasadat deklaruan se ato respektojnë nenin 41 të Konventës së Vjenës, i cili përcakton detyrat e diplomatëve për të respektuar ligjet e shtetit pritës dhe për të mos ndërhyrë në punët e brendshme.

Erdogan mohoi se kishte bërë një hap prapa në krizë.

“Unë jam strikt. Nuk ka asnjë kthim prapa në librin (vendimin) tim,” tha ai.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Google bllokon mijëra web faqe me lajme të rreme pro Kinës

Google bllokon mijëra web faqe me lajme të rreme pro Kinës