Tërmet 6 ballë në Greqi, kryebashkiaku i Elasonas: Njerëzit kanë lënë shtëpitë e tyre dhe kanë dalë rrugëve! Situata nën kontroll
Njerëzit në rrugë pas tërmetit
Pas tërmetit që goditi mesditën e sotme Greqinë, raportohet se një person është bllokuar në Mesochori, Elassona . Sipas informacionit, një i moshuar ka mbetur i bllokuar në shtëpinë e tij, kur një mur u shemb për shkak të tërmetit.
Pas tërmetit 6 ballësh ka reaguar edhe kryebashkiaku Nikos Gatsas i cili ka kërkuar që të nisin vlerësimet për dëmet materiale që mund të jenë krijuar.
“Zgjati më shumë se 15 sekonda dhe qytetarët dolën në rrugë duke lënë shtëpitë e tyre. Ende nuk ka njoftime për lëndime ose dëme”, tha Nikos Gatsas.
Sipas tij situata është nën kontroll pavarësisht se njerëzit janë të frikësuar dhe i ka kapur paniku.
"Tronditja ishte shumë e rëndë por unë kam kaluar në gjysmën e qytetit dhe nuk do të kemi shumë dëme," shtoi ai.
Nga ana e tij, guvernatori i Thesalisë, Costas Agorastos, theksoi për ERT se deri më tani "nuk ka të dhëna për dëmtime të mëdha".
Ndërkohë që ishte dhënë një udhëzim për të mbyllur shkollat dhe vuri në dukje se rajoni është në kontakt me Mbrojtjen Civile për një koordinim më të mirë të veprimeve.
Në Volos tronditja ishte tejet e fuqishme dhe mijëra banorë dolën në rrugë. Raportet e hershme thonë se nuk u raportuan lëndime ose dëme.
Tërmeti u ndje gjithashtu në Thesalinë Perëndimore, në zonat e Trikala dhe Karditsa, ku në të dy qytetet njerëzit dolën në rrugë për siguri. Edhe në këto zona, rrjetet telekomunikuese, si ato mobile ashtu edhe ato fikse, kanë shumë probleme.
Sipas informacioneve, ka pasur rrëshqitje dheu në zonën e Kastraki por edhe në Rrugën Kombëtare Larissa-Elassona.
Lajmi kryesor:
Tërmet 6.3 ballë, ‘shkundet’ Greqia (VIDEO)
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.1%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4290
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Arrestimi i 2 vrasësve shqiptarë me pagesë në Greqi, policia me deklaratë: Sekuestruam armë, drogë, silenciatorë dhe rreth 80 mijë euro (VIDEO+DETAJET)
28 Janar, 12:58
-
Greqi/ Zbardhet vrasja e Irakli Davellës, arrestohen dy shqiptarët vrasës me pagesë! Dyshohet për larje hesapesh, u gjendet arma që dyshohet se përdorën në atentat (EMRAT)
27 Janar, 16:03
-
Mijëra njerëz në Mitropolinë e Athinës bënë homazhe, të pranishëm kryeministri Mitsotakis, presidentja dhe kryetari i Kuvendit grek
27 Janar, 08:43
-
Lamtumira për kryepeshkopin Anastas! Athina e përcjell drejt Tiranës me marsh funebër! Në ceremoninë e varrimit në Tiranë pritet të jetë dhe Mitsotakis
27 Janar, 08:25
-
VIDEOLAJM/ Shërbesë Përshpirtjeje në gjuhën shqipe në Katedralen e Athinës, klerikët shqiptarë nderojnë Kryepiskopin Anastas
26 Janar, 22:50
-
Greqi/ Makabre në Kretë, nëna dhe partneri i saj dhunojnë fëmijën 3 vjeç! Në banesën e çiftit policia gjen armë dhe sende që janë përdorur për rrahjen e të miturit
26 Janar, 21:01
-
'Nuk harrohet!' Mijëra qytetarë protestojnë në Greqi, kërkojnë drejtësi për përplasjen e dy trenave në 2023 ku humbën jetën 44 persona, mes tyre 8 shqiptarë
26 Janar, 14:24
-
Sherr masiv në Greqi, plagosen 3 të rinj shqiptarë! Njëri prej tyre goditet me kaçavidë në bark dhe kofshë, transportohet në spital
24 Janar, 18:30
-
Dy tërmete të njëpasnjëshme regjistrohen në Velipojë të Shkodrës dhe Ulqin! Mbrojtja Civile: Forca 4,1 ballë, nuk ka dëme! Lëkundjet ndjehen në Lezhë dhe Pukë
24 Janar, 14:56
-
I shtruar në spital në Athinë prej 3 javësh, Kisha Ortodokse: Kryepeshkopi Anastas në gjendje të qëndrueshme, me përmirësim të vogël
23 Janar, 13:11
-
Greqi/ Policia bastis Burgun e Koridhalosit ku ka dhe shumë shqiptarë, kontrolle 19 të burgosurve! Gjenden thika të improvizuara dhe celularë
22 Janar, 16:42
-
Zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit të Greqisë, si u ndanë votat në Parlamentin e vendit fqinj
22 Janar, 14:36