Një tërmet tjetër i fuqishëm ka rënë në Elasona të Greqisë me magnitudë 6 ballë. Lëkundjet e forta u ndjenë edhe në Tiranë, në Korçë, Pogradec, Fushë Krujë, Durrës, Sarandë, Gjirokastër, Berat dhe Lezhë. Tërmeti ka qenë me thellësi 10 km në afërsi të Elasonas në Greqi, por lëkundjet janë ndjerë në pjesën më të madhe të qyteteve të Shqipërisë. Sipas raportimeve nuk ka dëme materiale në vendin tonë, por lëkundjet kanë shkaktuar frikë te pjesa më e madhe e banorëve, duke thënë se lëkundjet kanë zgjatur dhe janë ndjerë shumë.
Epiqendra e tërmeti ka qenë në Elasona me thellësi 10 km, dhe pason tërmetin e fortë e rënë një ditë më parë në Larisa të Greqisë po me magnitudë 6 ballë i shkallës rihter, tërmet i cili gjithashtu u ndje edhe në disa qytete të Shqipërisë. Nga tërmeti i sotëm nuk raportohet ende për dëme materiale në Greqi.
Nga tërmeti në Greqi, lëkundjet janë ndjerë në pjesën në më të madhe të Shqipërisë. Në Durrës, përmes një video nga qytetarët tregohet se si ndihet tërmeti edhe pse epiqendra ka qenë në një tjetër shtet, atë të Greqisë. Neoni në një dyqan ushqimor lëkundet për disa sekonda, duke treguar se lëkundjet kanë që të forta edhe në vendin tonë.