Një tërmet i fuqishëm goditi brigjet jugore të Japonisë jugore ditën e sotme, ndërsa është paralajmëruar për cunami.
Sipas CBS Neës, deri më tani nuk raportohet për viktima.
Agjencia Meteorologjike e Japonisë tha se tërmeti, i cili goditi në orën 16:43 me orën lokale, ishte me magnitudë 7.1 ballë dhe kishte qendër në prefekturën Miyazaki të ishullit të madh perëndimor të Kyushu. Tërmeti ishte një thellësi prej rreth 18.6 miljesh.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Televizioni publik japonez NHK tha se kishte raporte për thyerje të xhamave në aeroportin Miyazaki pranë epiqendrës.
Japonia ndodhet në "Unazën e Zjarrit" të Paqësorit dhe është një nga vendet më të prirura nga tërmetet në botë. Një tërmet më 1 janar në rajonin veri-qendror të Japonisë, Noto, la më shumë se 240 të vdekur.
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)