LEZHË- Shqiptarëve u janë rikthyer momentet e frikës që përjetuan nga tërmeti i 26 nëntorit të 2 viteve më parë...Sot janë ndjerë lëkundje të forta rreth orës 22:13. Referuara të dhënave zyrtare që vijnë nga IGJEUM, lëkundja ishte e forcës 4.5 ballë, me thellësi 20 kilometra dhe me epiqendër 16 kilometra në verilindje të Shëngjinit.
Report Tv ka kontaktuar me përfaqësues të Emergjencave Civile, ku fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar apo të flitet për dëme materiale. Report Tv sjell video nga momenti kur qytetarët të frikësuar kanë lënë banesat e tyre.
Vendi ynë regjistroi lëkundje të forta edhe në 21 shtator të këtij viti i cili përkoi në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën orë me tërmetin e regjistruar në 2019. Fatkeqësisht vendi ynë ka një eksperiencë të keqe me tërmetin ku në 26 nëntor të 2019 humbën jetën 51 persona e dhjetëra të tjerë iu shkatërruan banesat.