Tërmetet në Santorini, ishulli regjistroi 7000 lëkundje, Sizmiologu Rrapo Ormëni zbulon a preket Shqipëria

Shqipëria nuk ka asnjë rrezik të preket nga të tërmetet që kanë rënë përfshirë këto ditë ishullin e Santorinit. Kështu tha për Report Tv sizmologu Rrapo Ormëni.

Sipas tij tërmetet me magnidutën nën 3 bien mund të bien çdo ditë dhe për njerëzit ata janë të padëmshëm, pasi nuk ndjehen fare.

“Kur tërmetet përqendrohen në një zonë të caktuar ose e dimë që kjo zonë ka një histori të shkuar tërmetesh atëherë mund të gjykojmë se sa të rrezikshëm janë”, tha sizmologu Rrapo Ormëni

Kështu tërmeti 6.4 ballë që ra në Durrës në 2019-ën, është tërmet që mund të bjerë në të njëjtën zonë njëherë në 100 vjet.

Sa i përket situatës në Greqi, sizmologu tha se deri më tani janë regjistruar rreth 7000 tërmete.

“Në zonë kemi një grumbuj tërmetesh, nuk kemi një tërmet kryesor apo një tërmet të madh që mund të rizgjojë vullkanin, pasi duhet një kohë e gjatë që të akumulohet në atë zonë”, shtoi ai.

Xh.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Galdini: Rama me parullën e Trump në 2016, ‘Do thaj kënetën’! Valteri: Berisha largoi të djathtët, me Metën rezultat më të dobët! Kthupi: Opozita do riformatohet pas 11 majit

Galdini: Rama me parullën e Trump në 2016, ‘Do thaj kënetën’! Valteri: Berisha largoi të djathtët, me Metën rezultat më të dobët! Kthupi: Opozita do riformatohet pas 11 majit