Tërmetet, sizmiologu Ormeni për Report Tv: 516 goditje, 3 prej tyre me magnitudë mbi 4.3 ballë

Teksa gjatë ditëve të fundit, vendi është lëkundur nga tërmete të forta, të cilët fatmirësisht nuk kanë shkaktuar dëme në njerëz.

Për Report.TV ka folur edhe sizmiologu Ormeni, i cili ka qetësuar qytetarët duke u shprehur se nuk ka vend për panik.

Sipas tij duke marrë parasysh se epiqendra e tërmeteve të fundit ka qënë në Durrës, banorët e zonës nuk duhet të shqetësohen pasi në këtë qytet ka histori me tërmete më të forta ndër vite.

Mbas tërmetit kryesor me magnitute 5.3 rihter, ky tërmet shoqërohet me mbasgoditje, e tillë ishte edhe ajo e mbrëmshja. E rëndësishem është që këto goditje janë të dobëta, por ndonjëherë ndodh që disa goditje të jenë më të forta se të mbrëmshme. Është normale që vazhdojnë pasgoditjet, numri i tyre duke u zvogëluar. Janë jo të rrezikshme. Janë tërmete që bien por nuk kanë efekte dëmtuese. Vija bregdetare e Adriatikut është më e goditur. Aty janë rënë tërmete më të rëndë që kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në qytetin e Durrësit dhe Shijakut.

Rrapo Ormeni, sizmiolog

Lëkundjet më të fundit janë ndjerë gjatë orëve të natës në Hamallaj të Durrësit, e cila që prej dy ditësh është epiqendra e disa tërmeteve.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë

Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë