Tërmeti godet Shqipërinë, dëme në Krujë e Durrës,njerëzit në rrugë, vijojnë lëkundjet

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës Rihter me epiqendër në Hamallaj ka lëkundur vendin tonë ditën e sotme. Tërmeti me epiqendër në Durrës është regjistruar në orën 11:01, ndërsa është shoqëruar edhe një disa lëkundje të tjera më pas duke shkaktuar frikë dhe panik te qytetarët, pasi është ndjerë në disa qytete. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Tiranë, Elbasan, Krujë dhe Fier, ndërsa sizmologët shprehen se lëkundjet do të vazhdojnë deri nesër.

Sipas Emergjencave Civile në Shqipëri pas tërmetit 5.1 ballë të shkallës Rihter janë regjistruar edhe disa lëkundje të tjera sizmike nga ora 11:08 deri në orën 15:30 minuta. Nga informacionet e deritanishme, nuk rezulton të ketë dëme në njerëz por vetëm dëme materiale. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes janë regjistruar deri më tani 40 banesa të plasaritura si pasojë e lëkundjeve në qarqet Elbasan, Tiranë dhe Durrës, ndërsa sipas gazetarëve të Report Tv në rrethe banesat e dëmtuara janë më shumë.



(Me të kuqe epiqendra e tërmetit në zonën Hamallaj-Armath-Gjiri i Lalzit)

Banorët në Tiranë në panik, dalin nga banesat
Lëkundjet kanë shkaktuar panik te banorët në Tiranë të cilët kanë lënë shtëpitë dhe zyrat e kanë dalë në rrugë. Në një video të siguruar nga Report Tv duken punonjësit e një Call-Center në Tiranë, të cilët ja mbathin të gjithë, në momentin kur zyra e tyre dridhet nga tërmeti.  Tërmeti ka shkaktuar edhe probleme me internetin dhe telefoninë në vend.


Seria e lëkundjeve nga tërmeti në Shqipëri

Tërmeti goditi linjat e OST-së, normalizohet situata
Tërmeti që u ndje sot në mesditë në Durrës, Tiranë dhe në disa qytete të vendit, ka shkaktuar problem dhe në linjat 110 kV të OST, si pasojë e lëkundjes tektonike. Kështu, në orën 11.00 është lajmëruar për dëmtim të shkarkuesit në Zbarrat 110 kV të N/stacionit Lac 2.

Si pasojë e kësaj avarie u stakuan linjat 110 kV të OST Shkopet – Rubik, Ulëz – Laç 2 dhe Bushat i ri – Lezhë. Si rezultat i veprimeve operative për kthimin e skemës u stakua për disa minuta energjia elektrike.

Brenda orës 12 të ditës së sotme u rilidh energjia elektrike në të gjitha nstacionet e prekura nga defekti: Fushë- Arrëz, Kalimash, Kalimash Tunel, Kukës, Tuc, Pukë, Krumë, Lac 2, Fushë-Kuqe, Rrilë, Rubik, Rreps, Rrëshen, Kaçinar, Gropaj, Bajram Curri, Bushat i Vjetër dhe Lezhë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:56
Plasaritje të tavanit, reagon Kuvendi: S’ka asnjë dëmtim

Kuvendi i Shqipërisë, ka reaguar pas videove të publikuara në media se në ambientet e tij ka patur dëme nga lëkundjet e Kuvendit.

Në njoftimin e shpërndarë për media, zyra e shtypit mohon të ketë patur dëmtime të tilla.

Si pasojë e tronditjes së fortë, janë shkaktuar dëme të mëdha në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Ju bëjmë me dije se, pas verifikimeve të kryera në ambientet e Kryesisë së Kuvendit dhe të sallës së seancës plenare, ju informojmë se nuk ka pasur asnjë dëmtim nga lëkundjet e tërmetit. Puna në Komisionet Parlamentare vijon sipas agjendës së rendit të ditës.

Njoftimi i Kuvendit

Ora 12:22
Tërmeti në Durrës, Dako flet në Report Tv: Jemi në gatishmëri, deri tani s’kemi evidentuar dëme

Kryetari i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, në një lidhje telefonike për Report Tv ka thënë se nga verifikimet e deritanishme, në Durrës nuk raportohet të ketë dëmtime.

Hamallaj nuk kemi dëme të evidentuara. Kemi kontaktuar me qytetarë të thjeshtë dhe administratorin, por s’rezulton të ketë patur dëme në shtëpitë e tyre. Kemi mbledhur shtabin e Emergjencave.

Është shumë shpejt të flasim për dëme të evidentuara nga njerëzit tanë. Jemi në gatishmëri. Shtabi i Emergjencës është mbledhur në  Durrës.

Vangjush Dako, kryetar i Bashkisë Durrës

Ora 12:06
Tërmeti/Xhama të thyer, mure të plasaritur e dëme materiale në Krujë, Durrës dhe Elbasan

Pas lwkundjeve sizmike kanë ardhur dhe evidentimet e para të dëmeve të tërmetit. Nga Kruja ka ardhur informacioni se ka dëmtime në disa banesa, ka xhama të thyer si dhe tavane të dëmtuar në disa banesa.



Ndërsa në Malësi ka pasur plasaritje muresh nëpër banesa të ndryshme.

Ndërsa në qarkun e Durrës, sektori i Emergjencave në Prefekturë bën me dije se është dëmtuar një banesë në Manëz. Dëme në banesa ka edhe në Elbasan. Nga lëkundjet e tërmetit fatmirësisht nuk raportohen persona të lënduar. 

Ora 11:49
Tërmeti 5.1 ballë, reagon Ministria e Mbrojtjes: S’ka dëme materiale as në njerëz

Pas lwkundjeve që përfshiu vendin, ka ardhur dhe reagimi zyrtar nga Ministria e Mbrojtjes. Ministria njofton se deri më tani s’ka raportim për dëme materiale dhe as për njerëz të lënduar.

Ju informojme se ne oren 11.01, te dates 04.07.2018, eshte rregjistruar termet me epiqender ne Hamallaj/ Durres, me intensitet 6 balle dhe magnitut 5.1 e shkalles Rihter. Deri tani nuk ka asnje raportim per deme materiale dhe as ne njerez. Per cdo rast te mundshem kontaktoni ne nr 112 per tiu ardhur ne ndihme banoreve.

Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes

Ora 11:37
Tërmeti 5.1 ballë, sizmiologu për Report Tv: Janë ndjerë rreth 20 lëkundje

Sizmiologu Rexhep Koçi konfirmoi për Report Tv se vala goditëse e tërmetit ka qenë me magnitudë 5.1 ballë i shkallës rihter, i cili lëkundi Tiranën, Durrësin dhe thuajse të gjithë vendin.

Koçi thotë se lëkundjet kanë qenë të forta dhe një magnitudë e tillë bën që të jemi në një situatë në kufijtë e alarmit. Pas dy lëkundjeve të forta, sizmiologu Koçi thotë se ka pasur rreth 20 lëkundje me intensitet të dobët.

Tërmeti ka qenë me magnitudë 5.1 ballë i shkallës Rihter. Jemi në një situatë pothuajse alarmante. Janë ndjerë rreth 20 lëkundje. Epiqendra ka qenë në Hamallaj, në Durrës. 

Sizmiologu Rexhep Koçi për Report Tv

Pavarësisht lëkundjeve të forta dhe panikut që ka shkaktuar te banorët, ende nuk raportohet për dëme materiale, ndërsa probleme janë shkaktuar me lidhjet e internetit dhe telekomunikacionit.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loshi Babai Biologjik i Fëmijëve të Fredit: 04/07/2018 16:43

    Do ishte miré qé tí zhdukte kéta kérma politikané ky Térmeti. Do shpétonte Shqipéria dhe Shqíptarét kudo ku ndodhen , biles té merte edhe ca té tjeré si Fredi , qé na ka çaré dérrasat kétu tek forumi i shqiptarja.com! Fredi qé bén sikur i di té gjitha! Rregulloi shtépiné e tij Fredi dhe i ngelén gazetat pa komentuar! Hej Zot ndihmoe Fredin. Jepi méndje dhe trurin e vogél , sepse Paraté nuk i béjné puné Dité ZIUT Fredi.

    Përgjigju
  • Atdheu: 04/07/2018 16:28

    Ti perkulemi me respekt shokut Enver që më mirë se gjithçka që e tregon është stacioni meteorologjik që i ka mbijetuar dallgëve të politikës së vetëm aty nuk kanë patur asnjë mundësi të ndërhyjnë, sot shohim seriozitetin që ka patur ajo periudhë që ti thonë gjërat me përpikmëri. Na la hekurudha....ku janë? Na la hidrocentrale që akoma sot i mjelin. Na la shkollat me disiplinë rigoroze....ku janë? Na la qytetet e pastra ....sot ku janë? Qytetarit i thoshte qytetar e fshatarit fshatar duke respektuar të dyja palët....e sot? Na la miniera e fabrika....sot ku janë? Na la edukatën që të moshuarit ti lirojmë vendin ne autobus....po sot ku janë? Na la me një siguri shoqërore të plotë...po sot? Na la me tollon... po sot jemi më mirë? Beri elektrifikimin e vendit cep më cep. Na la me linja të rregullta urbanësh dhe autobusesh...sot furgonat që ke frikë se të marrin edhe jetën për një qindarkë më shumë.....kishte stacione, bileteri....sot si janë...si bagëtitë anash rrugës....etj....ishalla nuk e rrafshon komplet e ta shohim sa b...th kanë këto trimat ta fillojnë siç e filloi ai!

    Përgjigju
  • Faik: 04/07/2018 15:41

    Po ai Fredi gjallë është apo ka ndonjë LAJM të ZI për KORBIN Fredi ???!! hahahahahahahahah! Fredi e bëri Shurrën në Brekë me një TËRMET 5 Ballë! Fredi KOKËLOQJA është futur poshtë Krevatit !!?? Fredi si ata URITHAT që e kanë Folenë nën tokë !!?? Fredi GjithoLogu ! hahahahah! Fredi Filozofi ! Fredi Akitekti ! Fredi Inxhinieri ! Fredi Poeti ! Fredi Shkrimtari ! Fredi "Specialisti i Milljes dhe i Peshkut" ! hahahahah!

    Përgjigju
    • Fredi: 04/07/2018 21:16

      Fa-ik morren urdher mbrojtje motrat apo do i mbroje Termet Peci hahahaha shikoni si shkruan nje i semure mendor? " Milljes " hahaha kur them une qe eshte coban andej nga zbret dhia me frena dore po huk besoni ju hahahaha Fa-iku peshkun e ha megjithe hala hahahaha Ky cobani qe deri dje ishte mesuar me fershellima sot shkruan me celular hahahaha, me fantazine e tij prej budallai ka pashaporte amerikane ehe ka qene ne Korene e Veriut duke i rene nga Kina. Qe Kina nenen atij qe ju dha teknologji ne duart me bajga ketyre cobenerve hahahaha

  • Shkoder: 04/07/2018 15:27

    Nuk eshte termet ky. Termet do ishte nese e kishte shembe ate parlament me ca tket mbrenda. Po ca tbesh duhet te presim dhe do kohe

    Përgjigju
  • Maminasi: 04/07/2018 14:22

    Epiqendra e perendis per te shkatrruar ka qen Gjiri i korrupsjonit (Lalezit) ku rrine me vilat lluksose pashallaret e DEMOKRACISE .KRIMINELET E ATDHEUT FUKARA

    Përgjigju
    • Fredi: 04/07/2018 15:39

      Po mos ti zeri brenda ata megjithe pjellat e tyre? Jo Maminasi sepse neve prape do ha i marrin parate hahahahaha une them qe virusi Fa-ik eshte me efektshem se termeti hahaha

    • Alessia: 04/07/2018 15:18

      Vallahi mire e ke

  • Blloku: 04/07/2018 14:21

    10 balle ishalla vetem tek vilat qe kane rrembyer ne gjirin e lalzit.Eshte bere si dikur blloku i udheheqjes.Shkrumb e hi u befte pa te keqen e popullit .

    Përgjigju
  • opinion.: 04/07/2018 13:59

    Termetet ndodhin ne vendet qe mallkohen nga feja politike islame. sa ma shume te shjone ne vendin e diamblit,xhami dhe prejn kurbana,aq me shume mallkohet me kobe zi vendi. kete ma kane then disa arabe qe jane ikure nga fejs islame,dhe tani bejn jet normale ne shtetin e zvicres.

    Përgjigju
    • Doni: 04/07/2018 17:14

      Ilacet me orar dhe sa me shpejt abetaren.

  • Kafsha: 04/07/2018 12:09

    Të kishte rënë dy fish, 10.2 ballë por vetëm brënda në parlament, vetëm atje! Kështu perënditë do të na kishin shpëtuar..

    Përgjigju
  • raul: 04/07/2018 12:08

    Ishalla se ka mare vesh plaku i pjerdhur Spaho se do dale me vrap ne konference shtypi te shqupi dhe te deklaroje se termetin e ka urdheruar Edi rama per te demtuar opoziten me cdo kusht,,,

    Përgjigju
  • help: 04/07/2018 11:48

    sa te urt behen minjt e hales se ballkanit kur bie termet

    Përgjigju
    • help: 04/07/2018 19:34

      duhet me e pas pak sensin e mases se do perfundojm me fatkeqsira biblike, apo do ngrejm plaçkat dhe do shkojm te dhje*m ndonje vend tjeter

    • Kafsha: 04/07/2018 17:49

      Ik or hále apo halé?!

    • Shqipe: 04/07/2018 17:42

      Pse ti prej cfare hale e ke origjinen?

    • sapa: 04/07/2018 16:49

      E shikon o help?e nxjerrin koken vete te korruptuarit!

    • Miu i haleve: 04/07/2018 12:50

      Ti duhet të jesh miu i haleve që lan halet e botës!

  • RAMI QOMI: 04/07/2018 11:08

    EDHE NE VLORE

    Përgjigju
    • Gzimo: 04/07/2018 12:46

      Edhe ne Macukull te Matit

    • Shkodran: 04/07/2018 11:44

      Edhe ne Shkoder

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja