Tërmetet, sizmologu Rrapo Ormeni për Report Tv: Janë regjistruar 590 goditje, s'ka më rrezik

Sizmologu Rrapo Ormeni ka folur për Report Tv lidhur me goditjet më të fundit të tërmeteve në vend. Ormeni tha se dy goditjet e natës së kaluar kanë qenë të lehta dhe nuk përbëjnë rrezik.

Sipas tij, deri më tani, që prej 4 korrikut, kur vendi u godit nga një tërmet i fortë 5.1 ballë i shkallës Rihter, janë regjistruar plot 500 lëkundje, intensiteti i të cilave ka ardhur duke rënë.

Në një lidhje telefonike për Report Tv, sizmologu Ormeni sqaroi se vatra e këtyre tërmeteve është Gjiri i Lalzit, pasi janë vijueshmëri e goditjes së parë, por që tashmë janë të lehtë dhe ndihem shumë pak vetëm në epiqendër.

Ku ka qenë epiqendra e lëkundjeve?

Në Gjirin e Lalzit, këto lëkundje kanë lidhje me tërmetin që ra në orën 11:01, por shkalla e tyre është më e vogël, edhe numri i tyre po ashtu. Janë tërmete që janë në vijueshmëri, tërmete që regjistrohen, por që nuk e kanë efektin dhe nuk ndjehen, ose shumë pak. Këto lëkundje janë regjistruar vetëm në epiqendër.

Pse kaq shumë lëkundje atje?

Në total janë regjistruar 590 tërmete, numri i tyre në ditët e parë ishte i lartë, ndërsa tani ka ardhur duke u ulur në masë të konsiderueshme, deri sa të shuhen fare.

Çfarë parashikohet, a ka rrezik?

Kjo ishte një goditje mesatare, që shoqërohet me goditje të tjerë, që vijnë duke u shuar. Nuk ka problem, s’ka rrezik

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr