GREQI- Disa ditë më parë një tërmet 6.3 ballë “shkundi” Greqinë, me epiqendër pranë qytetit të Larisas.
Megjithëse lëkundjet e tokës sollën panik, frikë, shembjen e disa ndërtesave, një kishe dhe një shkolle, në vend nuk ishte raportuar asnjë viktimë.
Mediat greke, mëngjesin e sotëm bën me dije se u shënuar viktima e parë nga tërmeti i 3 marsit.
Ai është 83-vjeçari Christos Gekas nga fshati Elasona, shtëpia e së cilit u shemb dhe për disa orë së bashku me gruan e tij qëndruan nën rrënoja.
Pas operacionit nga zjarrfikësit, të moshuarit arritën të dilnin gjallë nga rrënojat por ishin lënduar dhe si pasojë janë dërguar menjëherë në spital.
Siç duket plagët e marra, për 83-vjeçarin rezultuan fatale.
Tërmeti ra rreth orës 12:00, më 3 mars duke goditur vendin në afërsi të Larisas dhe duke shkaktuar dëme materiale.