Tërmeti 7.9 ballë në Turqi e Siri, Kreu i Shoqatës Vatra në Adana për Report Tv: Ka ende shumë persona nën rrënoja! Cengo: Pallatet janë bërë 'petë'

Erven Kaya Kryetar i shoqatës 'Varta' në Adana ka thënë se në Turqi vijojnë operacionet e kërkim shpëtimit, ku në ndihmë ka shkuar edhe ushtria. Për fat të keq, ai thotë se numri i viktimave pritet të rritet për shkak se ka ende shumë persona nën rrënoja. 

“Jemi munduar shumë për t’i nxjerrë. Sërish tani po shkojmë në Hatay të shpëtojmë të tjerë së bashku me ushtarët. Po përpiqemi të ndihmojmë sa mundemi por edhe shumë persona kanë ndërruar jetë.

Nga ana tjetër, komandanti i Ekipit të Kërkim Shpëtimit të forcave të Armatosura major Endri Cengo, ka sjellë për Report Tv pamjet nga Malatia, një ndër zonat më të prekura nga tërmeti i 6 shkurtit. Për Report Tv, ai thotë se operacioni i kërkim shpëtimit është i vështirë për shkak se katet e pallateve janë bërë njësh, dhe është e vështirë që të gjesh njerëz brenda rrënojave.

“Ndodhemi në Malatia, kemi 2 ditë që po punojmë në këtë zonë që është prekur shumë nga tërmeti, po punojmë në një objekt 8 katësh dhe pas 16 orësh punë, u nxor edhe një viktimë tjetër. Të gjitha katet janë bërë njësh. Deri më tani nuk kemi pasur angazhim apo impenjim, pasi menjëherë kemi vazhduar operacion në mëngjes, kemi nxjerrë 3 viktima dhe 1 të gjallë. Te ky pallat mendohet të jenë 25 viktima. Nga Shqipëria kanë ardhur 58 anëtarë”, tha Cengo


Lajmi kryesor:

Sot u nis grupi i dytë, Shqipëria dërgon 73 forca të kërkim–shpëtimit dhe mjekë në Turqi! Ministrja e Jashtme: S'ka informacion për shqiptarë në zonat e prekura


G.MO/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës