Filipine- Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur në orën 04:57 të mëngjesit të sotëm, në Luzon të Filipineve.
Sipas Institutit Euro-Mesdhetar, epiqendra e tërmetit ndodhet 79 kilometra në verilindje të qytetit të Laoag dhe 9 kilometra në lindje të qytetit të Pagudpud, ndërsa thellësia fokale llogaritet në 42 kilometra.
Nuk ka raportime për të lënduar dhe dëme, teksa autoritetet kanë nisur edhe verifikimet e rastit, pasi lëkundjet sizmike cilësohen të forta dhe paniku te banorët ka qenë i madh.
Autoritetet gjithashtu i tremben pasgoditjeve më të forta, pasi kjo zonë në Oqeanin Paqësor njihet për tërmetet e shpeshta dhe tsunamet.