Tërmeti i 21 shtatorit/Mbërrijnë ndihma nga Turqia, Koçi: Bashkë në ditë të vështira (VIDEO+FOTO)

Pas tërmetit të 21 shtatorit, Turqia ka ndihmuar Shqipërinë me bazë materiale të një vlere monetare prej 350 mijë euro. 

Në prani të ambasadorit Turk në Shqipëri, SH.T.Z . Murat Ahmet YȪRÜK, zv.ministrit të Mbrojtjes Petro Koçi, Drejtorit të Përgjithshëm të Emergjencave Civile Haki Çako mbërritën në drejtorinë e Rezervave Materiale të shtetit kamionët me ndihma të ardhura nga Turqia.

“Ndihma e popullit turk që është më shumë se sa mik për ne, është shumë e çmuar. Sigurisht bashkë me Turqinë ne i përgjigjemi shumë sfidave globale të sigurisë dhe paqes. Bashkë kemi qenë në Afganistan, në shumë misione ndërkombëtare, jemi bashkë në Detin Egje për të penguar emigracionin e paligjshëm. Por ky moment bashkëpunimi në situatatë emergjence është edhe më zemërprekës”, u shpreh Koçi.

Ambasadori I Turqisë përcolli mesazhet solidarizuese të Presidentit Erdogan për Shqipërinë, duke kujtuar edhe takimin me kryeministrin Edi Rama në Nju Jork.

Si një shtet që e kemi përjetuar tërmetin dhe nga kjo fatkeqësi kemi pasur edhe humbje njerëzish arrijmë ta kuptojmë mirë gjendjen e vëllezërve tanë shqiptarë. Shpresojmë që kjo ndihma jonë të jetë e rëndësishme në këtë situatë. Ne gjithmonë kemi qëndruar pranë në ditë të vështira dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë”, u shpreh ambasadori turk. 

Me aktivizimin e mekanizmit të mbrojtjes civile nga Bashkimi Evropian, në pak kohë, Shqipërisë I kanë ardhur ndihma të shumta nga vende të ndryshme evropiane, ndërsa strukturat shtetërore janë angazhuar maksimalisht në rikonstruksionin e banesave të dëmtuara.

Ora 09:18
Tërmeti i 21 shtatorit/Mbërrijnë ndihma nga Turqia, Koçi: Bashkë në ditë të vështira
  • Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:
      27 Nëntor, 11:43

      Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



    ×

    Lajmi i fundit

    Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

    Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë