Zëdhënsja e Rithemelimit, Floriana Garo në një deklaratë për mediat, ka reaguar lidhur me vendimin e dhënë ditën e djeshme nga gjykata e Durrësit sa i takon hetimeve për tërmetin e 26 nëntorit, ku u lanë të lirë 4 persona.
Garo tha se kryeprokurori, Olsian Çela nuk e kishte mbajtur premtimin e tij të dhënë para prokurorisë së Durrësit për ndëshkimin e personave përgjegjës për vdekjen e 51 personave që humëbën jetën nga rrënojat e ndërtesave të shembura nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019.
“Kanë kaluar 3 vjet tashmë nga ai apel dhe zotim i Kryeprokurorit, dhe drejtësia nuk është bërë, as për të vdekurit dhe as për të mbijetuarit e shpërngulur nga vatrat e tyre. Jo nga tërmeti, por nga dora e zeze e pushtetarëve, ministrave dhe kryebashkiakëve mafiozë të Edi Ramës, ndërtuesve, inxhinjerëve, teknikëve etj”- u shpreh Garo.
Ajo shtoi se zotimi i Çelës solli vetëm emra personash dhe evidentimin e shkeljeve të bëra ndaj tyre por sipas saj kryeministri Rama kishte dhënë urdhër që asnjë person të mos dënohej gjatë këtij procesi.
“Zotimi para Prokurorisë së Durrësit i Olsian Celës, dhe evidentimi i fajtorëve nëpërmjet shkeljeve, u shoqërua me emra, por me urdhër direkt të Edi Ramës, që kontrollon çdo qelizë të drejtësisë së kapur, me asnjë të dënuar.
Gjykimi përfundimtar u dha dje për personat e akuzuar për viktimat dhe dëmet e tërmetit në Durrës. Të gjithë të pafajshëm: që nga ish-drejtori i ALUIZNI-t Flamur Gjuzi, ish-drejtori i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Artur Çela, dhe një i akuzuar për ndërtim të paligjshëm, Artur Terziu”-u shpreh mes të tjerash zëdhënësja e PD.
Ditën e djeshme, gjykata e Durrësit, shpalli të pafajshëm 4 persona, ndërsa tre të tjerë u dënuan me nga një vit burg, që konvertohet në shërbim prove. Kështu , ish-drejtori i ALUIZNIT Durrës, Flamur Gjuzi, ish-drejtori i INUV, Artur Çela, pronari i “Bar Barons” Artur Terziu së bashku me arkitekten Nevjana Isufi u shpallën të pafajshëm.
B.V/S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
11.9%
-
Pak
14.3%
-
Aspak
73.8%
Vota total: 42
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Hidhen goglat, 198 familje bëhen me apartamente të reja por s’hyjnë dot brenda! Bashkia e Durrësit: Jemi në pritje të kolaudimit të pallateve
10 Janar, 17:16
-
Pesë vite pas tërmetit, 105 familje pastrehë në Mirditë! Kryebashkiaku: Ministria e Infrastrukturës na ka premtuar se rindërtimi do të rifillojë në 2025
2 Janar, 15:38
-
Tërmeti i 26 nëntorit/ Hidhet shorti për shtëpitë e rindërtuara në Kombinat
30 Dhjetor 2024, 15:54
-
Nuk merr fondin për dëmtimin e shtëpisë nga tërmeti, gruaja në grevë urie para Ministrisë së Infrastrukturës: Balluku të më japë zgjidhje ose të marrë dhuratë vetëflijimin tim
17 Dhjetor 2024, 18:45
-
Vrasja e Durrësit/ Gruaja e Majlindit ekskluzivisht për pa ‘Pa Gjurmë’: Policia gënjeu, ishte në shtëpi ditën e ngjarjes! Branko s’më ka ngacmuar, kemi ikur nga frika e hakmarrjes
13 Dhjetor 2024, 16:23
-
U arrestua dy ditë më parë, Gjykata e Durrësit liron me arrest shtëpie ish-juristin e Kadastrës! Dosja e tretë për Mikel Zahon, akuzë për tjetërsim pronash
6 Dhjetor 2024, 15:30
-
‘Unë mund të vdes! Djalin e kam me epilepsi’, thirrja e të moshuarit në Lezhë që ka mbetur në kasolle 5 vite pas tërmetit
26 Nëntor 2024, 17:00
-
5 vite nga tërmeti vendi ende në rindërtim! Janë dorëzuar 11,663 banesa e apartamente, kostoja në buxhet arrin 920 mln euro
26 Nëntor 2024, 16:39
-
Pesë vite nga tërmeti, 1123 familje ende pa shtëpi në Durrës! Procesi i rindërtimit i vonuar dhe në Lezhë, Kurbin e Krujë
26 Nëntor 2024, 16:36
-
Privatizuan 13 mijë metra katrorë tokë shtet tek Gjiri i Lalzit, 'arrest me burg' ish-kreut të Kadastrës së Durrësit! Ardian Kona i afërm i Monika Kryemadhit
22 Nëntor 2024, 11:35
-
Ligjet/ Bardhi akuza Prokurorit të Përgjithshëm: Olsian Çela s’ka kapur as standardin e Arta Markut! S’kemi marrë asnjë përgjigje për individët me rekorde kriminale
8 Nëntor 2024, 14:00
-
Diskutime të forta te Ligjet, Bardhi: ‘Prokurori i Përgjithshëm injoroi Kuvendin, pse nuk vjen të mbrojë Buxhetin?!’ Bushka: Ka angazhime të tjera
8 Nëntor 2024, 13:05
Ku i keni te denuarit e gerdicit ju qe i mbrojtet me fanatizem
Përgjigjuflasin vet kriminelet pupu kjo pd paska qen e poshter fare i qr
PërgjigjuFole ti moj qelbesire qe me ate partine tuaj keni sjell 1000 te zeza per ne
PërgjigjuKto jan idjot skan me ca te meren e na nxjerin budalliqe nga termeti i 29 nentorit
PërgjigjuPo ti i ma pishtarin rames mi
Përgjigjuo u fti dhe kjo ne politik me urdhrdhat e saliut po ik o goc se nuk eshte per ty kjo pune
Përgjigjusa bukur pozon garo edhe kujt i ka ngel per me fol per politiken o zot
Përgjigju