Ministrja e Kulturës Elva Margariti u shpreh e bindur se vetëm PS është në gjendje të çojë deri në fund procesin e rindërtimit të banesave dhe godinave të dëmtuara nga tërmeti i 1 viti më parë.
E ftuar në emisionin Repolitix, ajo deklaroi se nëse Rama del në opozitë, ky proces do të rrezikohet dhe do të vonohej pafund.
"Patjetër që rrezikohet nëse nuk do të vazhdohet të jetë e njëjta skuadër. Dua të them që nga kryeministri Rama deri tek çdo punëtor i thjeshtë. Nëse kjo çështje merret nga persona që thjeshtë duan të ndërhyjnë në këtë mekanizëm atëherë ky proces rrezikohet. Ne kemi shumë institucione arsimore të cilat vetëm kalimi i një skuadre në tjetër unë e shoh si një proces të padomosdoshëm. Rindërtimi mund të bëhet vetëm nga një ekip me vizion largpamës. Jo më larg se sot, Rama ka firmosur një bashkëpunim për 2000 banesa në zonën e Spitallës. Kemi një fond për 2021, një pjesë e tyre janë nga buxheti i brendshëm dhe një pjesë nga donacionet. Hapi i parë që ndërmorëm ka qenë hartimi i projekteve për emergjencën. Ne më pas nënshkruam me komunitetin europian për shumën prej 40 mln eurosh. Këto mund të mos jenë lëvruar në terren. Të flasësh sot për të gjithë donacionet që janë përthithur, janë ende në proces dhe nuk mund t'i llogarisësh" - u shpreh ministrja.
Margariti u shpreh se ka shumë familje të cilët ende jetojnë në çadër, ku shumica janë në zona rurale. Ajo thotë se shumë prej tyre refuzojnë të lënë tokën e tyre.
"Ka familje të cilat vazhdojnë të qëndrojnë në çadra pasi nuk duan të largohen nga ata. Këtyre personave u është ofruar bonusi i qirasë. Ky mekanizëm është përqafuar nga shumë qytetarë. Këto persona do vazhdojnë të qëndrojnë brenda gjësë së gjallë. Ne kemi ndeshur rezistencë nga shumë qytetarë që nuk duan të largohen nga tokat e tyre. Familjet kanë marrët grantin e rikonstruksionit, teksa shumë janë kthyer në banesat e tyre. Në zonat urbane kemi lagje të tëra që do të ndërtohen" - tha Margariti.
Lajmi kryesor:
'Qeveria dështoi me rindërtimin'! Margariti në 'Repolitix'-opozitës: E thjeshtë të bësh kritika nga karrigia, s'i pamë gjëkundi kur strehonim qytetarët pas tërmetit
E.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
46.5%
-
I keq
19.9%
-
As i mirë as i keq
33.6%
Vota total: 271
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nuk merr fondin për dëmtimin e shtëpisë nga tërmeti, gruaja në grevë urie para Ministrisë së Infrastrukturës: Balluku të më japë zgjidhje ose të marrë dhuratë vetëflijimin tim
17 Dhjetor, 18:45
-
‘Unë mund të vdes! Djalin e kam me epilepsi’, thirrja e të moshuarit në Lezhë që ka mbetur në kasolle 5 vite pas tërmetit
26 Nëntor, 17:00
-
5 vite nga tërmeti vendi ende në rindërtim! Janë dorëzuar 11,663 banesa e apartamente, kostoja në buxhet arrin 920 mln euro
26 Nëntor, 16:39
-
Pesë vite nga tërmeti, 1123 familje ende pa shtëpi në Durrës! Procesi i rindërtimit i vonuar dhe në Lezhë, Kurbin e Krujë
26 Nëntor, 16:36
-
‘Dy vite mësim me turne, fëmijët vijnë në shtëpi natën!’ Protesta në Golem të Lushnjes nxjerr në pah propagandën për ‘rilindjen e shkollës’
19 Nëntor, 08:38
-
Delvinë/ Banorët kontribuojnë për kthimin në identiteti të kishës bizantine
9 Nëntor, 17:15
-
'Shkundja' e tërmetit ende pasoja në buxhet! Në 5 vite rindërtim, kostoja 920 mln €
7 Nëntor, 16:01
-
Durrës/ 78 kasolle derrash i vlerësuan si banesa! Zbardhen emrat e 5 zyrtarëve të Rrogozhinës! 353 mln lekë dëm shtetit
1 Tetor, 10:10
-
Pesë vite pas tërmetit, gati gjimnazi 'Naim Frashëri’! Çfarë do të bëhet me ‘Gjergj Kastriotin’? Flet për Report Tv kryebashkiakja e Durrësit
7 Shtator, 17:49
-
Kombinat, Veliaj në pallatet e rindërtuara pas tërmetit: Jemi afër fundit, për ato që kanë mbaruar më përpara, do të hedhim shortin
5 Shtator, 17:19
-
Kombinat, Veliaj në pallatet e rindërtuara pas tërmetit: Jemi afër fundit, për ato që kanë mbaruar më përpara, do të hedhim shortin
5 Shtator, 12:30
-
Pesë vite pas termetit, 56 familje në Lezhë janë ende pa strehë! Kryebashkiaku i Lezhës: Qeveria ka bllokuar fondet e Rindërtimit
10 Gusht, 15:38