Japonia është nën alarm pasi sizmiologët kanë paralajmëruar për një tërmet të madh gjatë javës së ardhshme pas lëkundjeve me magnitudë 7.7, prej të cilave pritej një cunam me dallgë deri në 3 metra.
Pamjet e tërmetit janë të llahtarshme, ku dridhjet e tokës tregojnë forcën e lëkundjeve. Tërmeti ka plagosur gjashtë persona, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Mijëra njerëz u urdhëruan të largohen nga zonat bregdetare. Valët më të mëdha të cunamit të regjistruara arritën 80 cm. Paralajmërimet dhe njoftimet për cunami u hoqën disa orë pas tërmetit.
Autoritetet thanë se rreziku i një tërmeti me magnitudë 8.0 ose më të lartë është “relativisht më i lartë se zakonisht.”
Njerëzit në Japoni kujtojnë ende tërmetin e madh të vitit 2011 që shkaktoi një cunami i cili vrau më shumë se 18,000 njerëz.
Pas tërmetit të së hënës, i regjistruar në një thellësi prej 10 km, u lëshuan paralajmërime për valë të mundshme më të mëdha për banorët në zonat më afër epiqendrës, në ishullin Honshu dhe në rajonin verior të Hokkaidos.
Dridhjet u ndjenë deri në Tokio.
Vendndodhja e Japonisë në “Unazën e Zjarrit” do të thotë se ajo mund të preket nga 1,500 tërmete në vit, çka përbën rreth 10% të tërmeteve në mbarë botën me magnitudë 6.0 ose më të lartë.
Komente










