Pak orë pas lëkundjeve të forta, Ministria e Mbrojtjes ka bërë publike të dhënat e deritanishme. Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, deri më tani janë raportuar dëme në disa banesa në qytete të ndryshme. Forcat e Armatosura konfirmojnë se deri më tani, nuk raportohet të ketë persona të lënduar.
1. Rënia e një catie në një banesë të braktisur, njësia administrative Manzë
2. Në Yrshek, Kashar i është çarë muri i një banese
3. Në Marqinet, Bashkia Vorë, raportohet dëmtimi i catisë së një banese.
4. Në lagjen Dyl Haxhire Myzyri, pallati nr. 8 ka plasaritje të mureve.
5. Njësia Cudhi, Bashkia Krujë është plasaritur një banesë.
6. Fshati Brret, Bashkia Krujë një banesë e plasaritur.
7. Plasaritje e një supermarket në lagjen 17, Bashkia Durrës.
Nga komunikimi me qarqet Fier, Shkodër, Vlorë, Lezhë, Berat, Kukës etj. nuk janë raportuar dëme në objekte dhe lëndime në njerëz.