Tërmeti në Japoni! Thellohet bilanci i viktimave, rritet në 161 numri i viktimave, mbi 100 të zhdukur

Tërmeti në Japoni! Thellohet bilanci i viktimave, rritet në 161 numri i viktimave, mbi 100 të zhdukur

Foto nga tërmeti në Japoni

Thellohet bilanci i viktimave të tërmetit në Japoni. Sipas raportit të fundit, numri i viktimave ka shkuar në 161, ndërsa 103 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.

Tërmeti me magnitudë 7.5, i cili u pasua nga më shumë se një mijë pasgoditje, disa të forta, dhe që shkaktoi gjithashtu një cunami prej më shumë se një metër, plagosi 560 persona, sipas të dhënave të fundit nga autoritetet, raportojnë mediat e huaja.

Rreth 23.200 shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike në Ishikava, ndërsa mbi 66.400 pa ujë. Ndërprerjet e furnizimeve me energji elektrike dhe ujë kanë prekur edhe spitalet, azilet dhe ndërtesat ku marrin përkujdesje personat me nevoja të veçanta.

Japonia përballet me qindra tërmete çdo vit, shumica nga të cilat nuk shkaktojnë dëme për shkak të rregullave të ashpra të ndërtimit që janë në fuqi për më shumë se katër dekada. Por, shumica e ndërtesave janë të vjetra.

Japonia ndodhet në atë që njihet si “Unaza e Zjarrit”, që është një hark vullkanesh dhe pllakash tektonike në Pellgun e Paqësorit.

 

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Bajram Begaj uron Krishtlindjet nga Mitropolia e Beratit: Ditë e shenjtë që simbolizon paqen, të reflektojmë për vlerat e njerëzimit dhe dashurinë!

Presidenti Bajram Begaj uron Krishtlindjet nga Mitropolia e Beratit: Ditë e shenjtë që simbolizon paqen, të reflektojmë për vlerat e njerëzimit dhe dashurinë!