Tërmeti në Korçë/ Bashkia e Elbasanit akordon gjysmën e fondit të emergjencave për banorët e prekur

Tërmeti në Korçë/ Bashkia e Elbasanit akordon gjysmën e fondit të emergjencave për banorët e prekur

Bashkia e Elbasanit është solidarizuar me banorët e prekur nga tërmeti në Korçë duke vendosur akordimin e gjysmës së fondit të emergjencave si ndihma për ta.

Këshilli Bashkiak i Elbasanit miratoi një fond prej 3 milion lekësh  të cilat do t’i kalojnë Bashkisë së Korçës për rindërtimin e shtëpive të shembura.

Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, kryetari i bashkisë, Qazim Sejdini ka thënë se bashkia e Elbasanit gjithmonë ka qenë e gatshme dhe është solidarizuar në raste të tilla emergjence.

Fondi i akorduar do të ndihmojë kryesisht zonën e Floqit, por edhe zona të tjera të prekura si në Devoll dhe Ersekë.

Këtij solidarizimi i është bashkuar edhe Bashkia e Librazhdit e cila akordoi një fond prej 2.6 milion lekë të reja e po ashtu bashkitë e Gramshit dhe të Belshit. Bashkia e Prrenjasit shprehet se nuk ka fonde ndërsa Bashkia e Cerrikut thotë se nuk e ka një udhëzim të tillë.


Lajmi kryesor:

Tërmetet në Korçë/ PS jep 70 mln lekë! Kontribuojnë bashkitë socialiste, refuzojnë Prrenjasi e Cërriku të LSI-së


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin