Tërmeti në Turqi, kryetari i shoqatës 'Vatra e Shqiptareve Stamboll': Nuk ka shqiptarë që jetojnë në atë zonë, asnjë i lënduar

Bora Zukali, kryetar i shoqatës "Vatra e Shqiptareve Stamboll", në një lidhje telefonike për Report Tv, ka bërë të ditur se nga tërmeti i rëndë që goditi Turqinë, mbrëmjen e djeshme nuk raportohet deri më tani që të ketë shqiptarë të plagosur.

Sipas Bora Zukalit, në zonën  ku ka rënë tërmeti në Elazig nuk jetojnë shqiptarë. Ndërkohë për situatën, Zukali është shprehur se po bëhet gjithçka për të shpëtuar personat që mund të jenë gjallë nën rrënojat e godinave të shembura.

"Tërmeti është larg Stambollit, ajo nuk është tokë e fortë dhe ka rënë disa herë tërmet. Nuk ka as shqiptarë as student dhe as të afërm shqiptarë, nuk kemi marrë lajme të këqija. Nuk kemi marrë lajm të keq për shqiptarë. Vetëm nga Turqit kemi persona të vdekur.  Janë bërë gati për të ndërhyrje, furgon Avion po bëhen gati ose Hëna e Kuqe që i organizon. Janë angazhuar të gjitha institucionet. Janë rrëzuar shtëpi shumë dhe po hiqen gërmadhat. Ata që janë gjallë po shpëtohen. Mbi 1000 veta janë mjekuar nëpër spitale." tha Zukali.

"Jo në këto zona nuk ka shqiptarë. Shqiptarët janë më shumë në zonën e Stambolli, Bursës... Atje nuk ka shumë shqiptarë. Një zonë kishte lëkundje. Në këtë moment lëkundje ka akoma, por jo shumë të fuqishme. Deri më tani ka 22 viktima, populli ministria dhe grupet po punojnë për ata që janë nën gërmadha. Janë koordinuar institucionet. " tha më pas Zukali.

Dridhjet janë ndjerë në Irak, Siri, Liban dhe Izrael, ndërsa banorët kanë ndarë pamjet e ndërtesave që dridhen në qytete të ndryshme. Nga tërmeti në Turqi kanë mbetur shumë viktima dhe të plagosur.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat