Tërmeti në Turqi, përfundojnë operacionet e kërkim-shpëtimit, 41 viktima

Tërmeti në Turqi, përfundojnë operacionet e kërkim-shpëtimit, 41 viktima

Me kalimin e kohës, bilanci i tërmetit të fuqishëm që goditi Turqinë lindore të premten është përkeqësuar. 41 është numri i përgjithshëm i viktimave, sipas Ministrisë së Brendshme në provincat e Malatya dhe Elazig kurse numri i atyre që u nxorrën gjallë nga rrënojat është 45 persona

Numri i të plagosurve që kanë marrë trajtim është 1.607.

Ndërkohë gjithashtu po qartësohet fotografia e dëmeve materiale. 

Sipas agjencisë turke për menaxhimin e emergjencave, rreth tetëdhjetë ndërtesa janë shembur në tokë ndërsa të dëmtuara janë rreth 1000.

Mbetur të pastrehë nga shembja e shtëpive të tyre dhe nga frika e tronditjeve të tjera, mijëra po i kalojnë netët në çadra, me temperature nën zero gradë, të tjerë në shkolla ​​dhe ndërtesat publike.

Presidenti Erdogan ka premtuar për të dëmtuarit nga tërmeti ndihmë maksimale dhe i ka quajtur ‘kritikat" e disave për respektime të rregullave antizizmike gjatë ndërtimit si "gënjeshtra".

Mes shumë vendeve që kanë dërguar apo premtuar ndihma për të prekurit mga tërmeti ishte edhe Greqia fqinje, së cilët Erdogan i tha se "Turqisë nuk i duhet asgjë nga askush".

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ardit Rada: Nesti, Aleksi dhe të tjerët…

Ardit Rada: Nesti, Aleksi dhe të tjerët…