Tërmeti që ra ditën e djeshme në Urën Vajgurore ka sjellë edhe dëme materiale në disa banesa.
Për këtë arsye është ngritur paraditen e së shtunës një grup pune, i cili ka nisur të verifikoj në terren dëmet e tërmetit.
Prefekti i Beratit Fadil Nafusi, kryetarja e Bashkisë së Urës Vajgurore Julijana Memaj, së bashku me specialistë të fushës dolën në terren për të verifikuar rastet e raportuara pas tërmetit.
Grupi i punës inspektoi nga afër një banesë në qendër të qytetit, e cila për shkak të vjetërsisë së saj kishte pësuar plasaritje si pasojë e lëkundjeve të tërmetit.
Kryetarja e bashkisë, Juljana Memaj sqaroi se dëme janë raportuar në fshatrat Krotinë, Bistrovicë, Cukalat, ku banesa relativisht të vjetra janë dëmtuar nga lëkundjet e tërmetit.
Edhe Prefekti ka konfirmuar se pas vlerësimit të dëmeve do të dëmshpërblehen qytetarët. Ndërkohë banorët e Urës Vajgurore shprehen se kanë përjetuar momente paniku dhe ankthi si pasojë e lëkundjeve të tokës.
"Momentin që ra tërmeti ishim pa mendje, pastaj lëkundjet na tmerruan, pasi nuk e pritëm që do të ishte kaq i fortë. Mendja na vajti te shtëpitë, pasi i kemi të vjetra.
Kontrolluam edhe njerëzit që kishim në shtëpi, pamë gjendjen e banesave, menduam se edhe natën mund të kishte lëkundje. Fjetëm të frikësuar.
Dolëm me vrap jashtë, pasi janë shtëpi të pa sigurta, në momentin që dolëm, mbasi pushoi pamë që kishte të çara" shprehen banorët.
Tërmeti prej 4.5 ballë ra ditën e djeshme rreth orës 17:00 dhe është ndjerë edhe në qytetet e Elbasanit, Fierit dhe Vlorës. Ndërkohë rreth orës 4:20 minuta të mëngjesit një tjetër tërmet ka rënë në qytetin e Bajram Currit. Nga lëkundjet një pallat 5-katësh ka pësuar dëmtime.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO