HETIMET/ Shoqata e Ndërtuesve: Nuk ka kontroll nga shteti mbi ndërtuesit privatë, të përmirësohet ligji

DEKLARATË - Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë  ka reaguar për sa i përket dëmeve të mëdha nga tërmeti i rënë mëngjesin e 26-nëntorit, ku la pas edhe viktima.

Kjo shoqatë ka reaguar edhe në lidhje  me hetimet që po kryhen për ndërtesat e shembura me pasoja në njerëz, duke theksuar se janë të gatshëm që, së bashku me qeverinë dhe parlamentin, të ofrojë asistencën e saj për ndryshimet e mundshme ligjore për të pasur akoma dhe më shumë ndërtime cilësore dhe sa më të sigurta.

Gjithashtu sipas Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë thekson se është nevojë imediate, të plotësohet legjislacioni si dhe të organizohen struktura të posaçme shtetërore për kontrollin e punimeve që nga faza e marrjes së lejes e deri në vënien në shfrytëzim të objektit, gjë që për investimet private praktikisht mungon.

Deklarata e Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë: "Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë shpreh edhe njëherë dhimbjen  për viktimat e shkaktuara nga tërmeti I fundit si dhe solidaritetin për gjithë të prekurit dhe familjet e tyre. Në këto ditë të vështira, ne konfirmojnë se jemi në çdo moment me popullin e prekur nga pasojat dhe dëmet katastrofike të kësaj fatkeqësie natyrore. Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë konstaton se pavarësisht forcës së tërmetit me magnitudë prej 6.3 të shkallës Rihter dhe forcë afro 8 ballë në qytetin e Durrësit, siguria e ndërtimeve të pas viteve ‘90 u vu në një provë të rëndësishme. Ne vërejmë se, thuajse plotësisht, qëndrueshmëria e strukturave të këtyre ndërtimeve ka mundur të mbajë këtë forcë shkatërrimtare të natyrës. Në asnjë rast, strukturat bazike të ndërtimeve nuk janë kolapsuar nga forca e madhe e tërmetit të mëngjesit të 26 nëntorit. Nga ana tjetër, Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë konstaton se dëmet në ndërtimet e reja janë shkaktuar kryesisht në muret e brendshme dhe në rifiniturat plotësuese, por në asnjë rast në strukturën qëndrore të objekteve.

Nisur nga ky konstatim, Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë mendon se është domosdoshmëri hartimi I normave teknike, që aktualisht mungojnë për këto procese në kushtet e veprimeve sizmike mbi strukturat skelet. Normativat ne fuqi nuk trajtojnë ne forme koherente mbrojtjen e rifiniturave nga veprimi sizmik. Eksperienca europiane nëpërmjet Eurokodeve duhet te përqafohet sa me shpejte nga legjislacioni shqiptar. Gjithashtu është nevojë imediate, të plotësohet legjislacioni si dhe të organizohen struktura të posaçme shtetërore për kontrollin e punimeve që nga faza e marrjes së lejes e deri në vënien në shfrytëzim të objektit, gjë që për investimet private praktikisht mungon. Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë është e gatshme që, së bashku me qeverinë dhe parlamentin, të ofrojë asistencën e saj për ndryshimet e mundshme ligjore për të patur akoma dhe më shumë ndërtime cilësore dhe sa më të sigurta."

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë