GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka dërguar për gjykim Laert Haxhiun, Kristi Bixhekun dhe të penduarin e drejtësisë Artan Tafani. Të tre këta persona akuzohen për një sërë krimesh të rënda që variojnë nga vrasje me paramendim, shkatërrim prone me eksploziv, vjedhje me armë, sigurim kushtesh për vrasje si edhe vrasje për gjakmarrje.

Konkretisht, në rolin e drejtuesit dhe organizatorit të grupit të strukturuar kriminal, Laert Haxhiu akuzohet si i përfshirë në 14 ngjarje të rënda kriminale.

I penduari i drejtësisë, Artan (Marjus)Tafani, falë dëshmive të të cilit SPAK duket se ka arritur të provojë disa prej krimeve të kryera nga Laert Haxhiu dhe grupi i tij, akuzohet se në bashkëveprim me Laert Haxhiun dhe Fatjon Veliun, kreu krimin “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve” për vrasje të Rexhep Ginës, në Lushnjë në korrik të vitit 2022.

Kristi Bixheku njihet si ‘ushtar’ i Laert Haxhiut ndërsa akuzohet për një sërë veprash penale, nga shtërrim prone me eksploziv, tek sigurimi i mjeteve për të kryer vrasje.

 Sipas SPAK aktiviteti kriminal i këtij grupi të strukturuar është i shtrirë nga muaji prill i vitit 2021 deri në muajin maj të vitit 2023, kur drejtuesi dhe organizatori i tij, Laert Haxhiu u arrestua në Greqi ndërsa u ekstradua për në Shqipëri në korrik 2024.

Haxhiu është dënuar me burg përjetë për masakrën e Lushnjës më 2017, ku u vranë  Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha dhe u plagosën dy të tjerë, ndërsa shënjestër ishte Xhulio Shkurti, nipi o ish kreut të bandës, Aldo Bare.

Njoftimi i GJKKO:

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 04.10.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin për gjykim të çështjes penale nr. 227/2, të vitit 2023, në ngarkim të të pandehurve Laert Haxhiu, Kristi  Bixheku, Artan (Marjus) Tafani”.

2. Në seancën e datës 12.12.2025 (seanca paraprake), Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Flora Hajredinaj, pasi shqyrtoi pretendimet e palëve, bazuar në nenet 112, 13, pika 3/1, 75/a, shkronja “b”, 332/b, 332/c, 332/dh, 332/e dhe 332/ë të K.Pr.Penale, me vendimin nr. 151, datë 12.12.2025, vendosi: I. Dërgimin për gjykim të procedimit penal nr.227/2, të vitit 2023, të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në ngarkim të të pandehurve:

1. Laert Haxhiu, atësia Q. dhe amësia F., i datëlindjes ****, lindur në **** me kombësi e shtetësi shqiptare.

I akuzuar: Për kryerjen e veprave penale: “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Mbajtja pa leje i armëve, armëve shpërthyese ose e lëndëve plasëse’’, në formën e veçantë të bashkëpunimit “Grup të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 05.04.2021, në Lushnjë, në dëm të viktimës A.A, të parashikuar përkatësisht nga nenet 152 paragrafi 1, 278 paragrafi 1, 28 pika 4 dhe 333/a paragrafi 1, e 334 të Kodit Penal; “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Mbajtja pa leje i armëve, armëve shpërthyese ose e lëndëve plasëse”, në formën e veçantë të bashkëpunimit, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 29.05.2021, Lagjia ****, pallati nr.****, Lushnje, në dëm të shtetasve B.Ç dhe E.Ç, parashikuar nga nenet 152 paragrafi 1, 278 paragrafi 1, 28 pika 4, 333/a paragrafi 1, dhe 334 të Kodit Penal; “Vrasje me paramendim”, e kryer për interes, në formën e veçantë të bashkëpunimit “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturua kriminal”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 01.06.2021, ora 21:15, në Tepelenë, në dëm të viktimës Ç.S, të parashikuar përkatësisht nga nenet 78 paragrafi.

2, 28 pika 4, 333/a paragrafi 1, dhe 334 të Kodit Penal;“Vrasje me paramendim”, në formën e veçantë të bashkëpunimit “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” ngjarje e ndodhur në datën 02.06.2021, në dëm të viktimës F.Xh, të parashikuar përkatësisht nga nenet 78 paragrafi 2, 28 pika 4, 333/a paragrafi 1, 334, si dhe 278 paragrafi 1, të Kodit Penal; “Vrasje me paramendim” e kryer për interes, “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grup i Strukturuar Kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në lagjen ****, Peqin, më datë 17.10.2021, në dëm të viktimës A.S (E.M), parashikuar nga nenet 78 paragrafi 2, 278 paragrafi 1, 28 pika 4, 333/a, paragrafi 1, dhe 334 të Kodit Penal; “Vrasje për gjakmarrje”, “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në ****, Peqin, më datë 27.12.2021, në dëm të A.(D.)B, të parashikuar përkatësisht nga nenet 78/a, 278 paragrafi 1, 28 pika 4, 333/a paragrafi 1, dhe 334 të Kodit Penal; “Vjedhje me armë”, në formën e veçantë të bashkëpunimit “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në lidhje me ngjarjen e automjetit të shtetasit G.Ç, më datë 27.01.2022, në autostradën TiranëElbasan, parashikuar nga nenet 140, 28 pika 4, 333/a paragrafi 1, 334 të Kodit Penal; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, derisa pa kryer vjedhjen me armë në dëm të shtetasit G.C, më datë 27.01.2022, të parashikuar nga neni 278 paragrafi 1 të Kodit Penal; “Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, e kryer për interes, në formën e veçantë të bashkëpunimit “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 20.04.2022, në Lushnje, në dëm të viktimës K.M, të parashikuar përkatësisht nga nenet 78 paragrafi 2 e 22, 28 pika 4, 333/a paragrafi 1, dhe 334 të Kodit Penal; “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, në formën e veçantë të bashkëpunimit “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 08.06.2022, në Durrës, në dëm të shtetasve B.R e R.R, të parashikuar përkatësisht nga nenet 152 paragrafi 1, 28 pika 4, 333/a paragrafi 1, 334 si dhe 278 paragrafi 1, të Kodit Penal; “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” në formë të veçantë të bashkëpunimit, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në lidhje me ngjarjen e datës 06.07.2022, rreth orës 21:00, në Lushnje, në dëm të shtetasit R.G, të parashikuar përkatësisht nga nenet 80, 28 pika 4, 333/a paragrafi 1 dhe 334 të Kodit Penal; “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, në formën e veçantë të bashkëpunimit “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 01.11.2022, në Lushnje, në dëm të shtetasit B.T, të parashikuar përkatesisht nga nenet 152 paragrafi 1, 28 pika 4, 333/a paragrafi 1, 334 si dhe 278 paragrafi 1 të Kodit Penal; “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, në formën e veçantë të bashkëpunimit “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 31.12.2022, në Lushnje, në dëm të shtetasit B.T/R.T, të parashikuar përkatësisht nga nenet 152 paragrafi 1, 28 pika 4, 333/a paragrafi 1, 334 si dhe 278 paragrafi 1 të Kodit Penal; “vjedhje me armë”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 22.02.2023, në ****, Shijak (Durrës), në dëm të shtetasit M.Z (automjetit të tij), të parashikuar përkatësisht nga nenet 140, 28 pika 4, 333/a, paragrafi 1 dhe 334 të Kodit Penal; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, derisa pa kryer vjedhjen me armë të automjetit në pronësi të shtetasit M.Z, ndodhur më datë 22.02.2023, të parashikuar nga neni 278 paragrafi 1 të Kodit Penal; “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në formë të veçantë të bashkëpunimit, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në periudhën prill-maj 2024, në Lushnje, në dëm të shtetasit G.H, të parashikuar përkatësisht nga nenet 80, 28 pika 4, 333/a paragrafi 1 dhe 334 të Kodit Penal.

2. Kristi Bixheku, atësia M. dhe amësia E., i datëlindjes ****, lindur dhe banues në ****, me arsim ****, me gjendje civile ****, me gjendje gjyqësore ****, me kombësi dhe shtetësi shqiptare.

I akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, në formë të veçantë të bashkëpunimit, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 01.11.2022, në Lushnje, në dëm të shtetasit B.T, të parashikuar përkatësisht nga nenet 152 paragrafi 1, 28 pika 4, 333/a, paragrafi 2, si dhe 278 paragrafi 1 të Kodit Penal; “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, në formë të veçantë të bashkëpunimit, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 31.12.2022, në Lushnje, në dëm të shtetasit B.T/R.T, parashikuar nga nenet 152 paragrafi 1, 28 pika 4, 333/a paragrafi 2, 334 si dhe 278 paragrafi 1 të Kodit Penal;“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në formë të veçantë të bashkëpunimit, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në periudhën Prill-Maj 2024, në Lushnje, në dëm të shtetasit G.H, të parashikuar përkatësisht nga nenet 80, 28 pika 4, 333/a paragrafi 2 dhe 334 të Kodit Penal.

3. Artan (Marjus) Tafani, atësia B. dhe amësia L., i datëlindjes ****, lindur dhe banues në ****, me arsim ****, me gjendje civile **** dhe me ****, me gjendje gjyqësore ****, me kombësi dhe shtetësi shqiptare.

I akuzuar për kryerje e veprave penale: “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në formë të vecantë të bashkëpunimit, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në lidhje me ngjarjen e datës 06.07.2022, rreth orës 21:00, në Lushnje, në dëm të shtetasit R.G, të parashikuar përkatësisht nga nenet 80, 28 pika 4, 333/a paragrafi 2 dhe 334 të Kodit Penal, si dhe kërkesën për gjykim të shkurtuar të të pandehurve Kristi Bixheku dhe Artan (Marjus) Tafani, trupit gjykues të përbërë prej tre gjyqtarësh, tërësisht të ndryshëm nga ky trup gjykues monokratik dhe hedhjen e çështjes në short për arsye se gjykata çmon se ka prova të mjaftueshme në mbështetje të akuzës.

II. Fashikulli i gjykimit përcaktohet të përmbajë të gjitha aktet e kryera gjatë fazës së hetimit paraprak dhe konkretisht: volumi 1, përbëhet nga 298 fletë si edhe lista e materialeve; volumi 2, përbëhet nga 125 fletë si edhe lista e materialeve; volumi 3, përbëhet nga 60 fletë si edhe lista e materialeve; volumi 4, përbëhet nga 292 fletë si edhe lista e materialeve; volumi 5 përbëhet nga 89 fletë dhe lista e materialeve; volumi 6 përbëhet nga 248 fletë dhe lista e materialeve; volumi 7 përbëhet nga 354 fletë dhe lista e materialeve; volumi 8 përbëhet nga 251 fletë dhe lista e materialeve; volumi 9 përbëhet nga 197 fletë dhe lista e materialeve; volumi 10 përbëhet nga 137 fletë; volumi 11, përbëhet nga 230 fletë dhe lista e materialeve; volumi 12, përbëhet nga 308 fletë dhe lista e materialeve; volumi 13, përbëhet nga 346 fletë dhe lista e materialeve; volumi 14, përbëhet nga 229 fletë dhe lista e materialeve; volumi 15, përbëhet nga 170 fletë dhe lista e materialeve; volumi 16, përbëhet nga 328 fletë dhe lista e materialeve; volumi 17, përbëhet nga 214 fletë dhe lista e materialeve; volumi 18, përbëhet nga 143 fletë si dhe tre zarfe; volumi 19, përbëhet nga 261 fletë dhe lista e materialeve; volumi 20, përbëhet nga 45 fletë dhe lista e materialeve; volumi 21, përbëhet nga 254 fletë dhe lista e materialeve; volumi 22, përbëhet nga 74 fletë; volumi 23, përbëhet nga 157 fletë dhe lista e materialeve; volumi 24 përbëhet nga 319 fletë dhe lista e materialeve; volumi 25 përbëhet nga 148 fletë dhe lista e materialeve; volumi 26, përbëhet nga 59 fletë dhe lista e materialeve; volumi 27 përbëhet nga 264 fletë dhe lista e materialeve; volumi 28 përbëhet nga 353 fletë dhe lista e materialeve; volumi 29, përbëhet nga 127 fletë dhe lista e materialeve; volumi 30, përbëhet nga 237 fletë dhe lista e materialeve; volumi 31, përbëhet nga 230 fletë dhe lista e materialeve; volumi 32, përbëhet nga 284 fletë dhe lista e materialeve; volumi 33 përbëhet nga 170 fletë lista e materialeve; volumi 34, përbëhet nga 167 fletë dhe lista e materialeve; volumi 35, përbëhet nga 132 fletë dhe lista e materialeve; volumi 36, përbëhet nga 124 fletë dhe lista e materialeve; volumi 37, përbëhet nga 247 fletë dhe lista e materialeve; volumi 38 përbëhet nga 128 fletë dhe lista e materialeve; volumi 39 përbëhet nga 197 fletë dhe lista e materialeve, volumi 40, përbëhet nga 312 fletë lista e materialeve, volumi 41, përbëhet nga 403 fletë lista e materialeve, volumi 42, përbëhet nga 319 fletë lista e materialeve, volumi 43, përbëhet nga 380 fletë lista e materialeve, volumi 44, përbëhet nga 90 fletë lista e materialeve, volumi 45, përbëhet nga 235 fletë lista e materialeve, ku përfshihen edhe procesverbalet që janë dokumentuar deklarimet e shtetasve që kanë dijeni për veprën penale dhe personave nën hetim/të pandehur, për shkak të paraqitjes së kërkesës për gjykim të shkurtuar.

Lajmi në përditësim...