Tërmeti/ Sizmologu Rrapo Ormeni për Report Tv: Deri tani 140 goditje, por rreziku kaloi

Tërmeti i regjistruar sot me epiqendër në Durrës, shkaktoi frikë dhe panik te qytetarët. Sizmologu Rrapo Ormeni deklaroi për Report Tv në edicionin qendror të lajmeve se tërmeti u ndje deri në Vlorë, ndërsa deri tani janë regjistruar 140 goditje. Ai theksoi se nuk ka rrezik për tërmete të tjera me magnitudë të lartë, pasi goditja kryesore kaloi.

Tërmeti ishte deri në 6 ballë, është ndierë deri në Vlorë. Tërmeti ka pasur si karakteristikë goditjet, ku deri tani janë regjistruar deri në 140 goditje. Goditjet ishin të ndjeshme, nga 4.2 ballë deri në 3 ballë, që lidhen me goditjen kryesore, pasi energjia nuk është çliruar e gjitha. Energjia do vazhdojë të çlirohet derisa të arrihet stabiliteti i plotë, por goditjet vijnë duke u zvogëluar.

Tërmete të tilla zgjatin disa ditë?
Jo, karakteristikë tërmetet kanë tipologjinë e tyre. Kur ndodh një goditje kryesore, goditjet e tjera vijnë duke u zvogëluar dhe shuar, s’do të kemi më goditje kryesore.

Rrapo Ormeni për Report Tv

Paraditen e sotme një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës Rihter me epiqendër në Hamallaj lëkundi vendin tonë. Tërmeti me epiqendër në Durrës është regjistruar në orën 11:01, ndërsa u shoqërua edhe një disa lëkundje të tjera më pas duke shkaktuar frikë dhe panik te qytetarët, pasi është ndjerë në disa qytete. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Tiranë, Elbasan, Krujë dhe Fier.

Sipas Emergjencave Civile në Shqipëri pas tërmetit 5.1 ballë të shkallës Rihter janë regjistruar edhe disa lëkundje të tjera sizmike nga ora 11:08 deri në orën 15:30 minuta. Nga informacionet e deritanishme, nuk rezulton të ketë dëme në njerëz por vetëm dëme materiale. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes janë regjistruar deri më tani 40 banesa të plasaritura si pasojë e lëkundjeve në qarqet Elbasan, Tiranë dhe Durrës, ndërsa sipas gazetarëve të Report Tv në rrethe banesat e dëmtuara janë më shumë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?