Tërmeti tragjik në Turqi e Siri, shkon në 41 mijë numri i viktimave! Erdogan zotohet: Do t’i rindërtojmë të gjitha shtëpitë

Numri i viktimave nga tërmeti tragjik që Goditi Turqinë dhe Sirinë ka shkuar në 41 mijë. Shumë të mbijetuar po durojnë temperaturat e ulëta të dimrit, pasi kanë mbetur pa shtëpi nga shkatërrimet në të dyja vendet.

Presidenti turk Erdogan është zotuar të vazhdojë me përpjekjet e shpëtimit për qytetarët që kanë mbetur ende nën rrënoja.

"Ne do të vazhdojmë punën tonë derisa të largojmë qytetarin e fundit që ka mbetur nën ndërtesat e shembura," tha Erdogan vonë të martën pas një takimi të kabinetit të mbajtur në selinë e Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).

Ai tha se vlerësimi i dëmeve të ndërtesave, nga të cilat dhjetëra mijëra u shkatërruan, do të përfundojë brenda një jave dhe rindërtimi do të fillojë brenda muajve.

“Ne do të rindërtojmë të gjitha shtëpitë dhe vendet e punës, të shkatërruara apo të pabanueshme nga tërmeti dhe do t’ua dorëzojmë pronarëve”, shtoi ai.

Sipas tij, rindërtimi për rreth 30 mijë ndërtesa do të nisë brenda muajit mars.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:39
Ngjallnin frikë në rrjete sociale për tërmetin tragjik, arrestohen 20 persona, Erdogan: Janë mashtrime

1675847759_a72219ca71534ec7b128f011d162a16f.jpg

Policia turke arrestoi 20 persona për postime në mediat sociale në lidhje me tërmetet vdekjeprurëse të javës së kaluar, duke thënë se mesazhet ishin "provokuese" dhe mashtrime. Arrestimet vinë si pasojë e kritikave që disa persona kanë shkruar në rrjetet e tyre sociale dhe kanë kritikuar presidenti turk dhe qeverinë për 40 000 njerëz që vdiqën nga tërmeti tragjik.

Policia turke thotë se ka zbuluar 613 pronarë të llogarive të mediave sociale, postimet e të cilëve mendohet se kanë përhapur “frikë dhe panik” në publik, me procedime ligjore kundër 293 prej tyre. Deri të mërkurën, mbi 20 persona janë arrestuar.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka kritikuar vazhdimisht “dezinformimin” , që sipas tij po ndohd këto kohë në mediat sociale e sidomos frymën e frikës duke shpërndarë pamje nga gjendja e Turqisë në këto momente të vështira.

Të martën, Erdogan u kërkoi qytetarëve që të shpërfillin "nxitjet, gënjeshtrat dhe mashtrimet e ngatërrestarëve", duke shtuar se ai "po merr parasysh" ata që përhapin dezinformata.

Ora 13:30
VIDEO/ 200 orë nën rrënoja në Turqi, shpëtohen 2 vëllezërit! Të rinjtë mbijetuan pavarësisht kushteve ç’njerëzore

 

Dy vëllezër janë shpëtuar pas gati 200 orësh nën rrënojat e shkaktuara nga tërmeti në Turqi.

Për rreth 200 orë, dy vëllezër turq të varrosur nën rrënojat e një ndërtese të shembur në qytetin e shkatërruar nga tërmeti të Kahramanmaras, Turqi. Ata kanë mundur të mbijetojnë, duke racionalizuar suplementet për bodybuilding, duke pirë urinën e tyre.

Ky ishte shpëtimi i dy vëllezërve, Muhammed Enes Yeninar, 17 vjeç dhe Abdulbaki Yeninar, 21 vjeç.

Ora 11:33
Tërmeti në Turqi/ 42-vjeçarja shpëtohet pas 222 orësh nën rrënoja

Në ditën e dhjetë të tërmetit tragjik që goditi Turqinë dhe Sirin ndodhën sërish mrekulli pasi u shpëtuan sërish njerëz të tjerë, paçka se tashmë shpresat po humbasin sepse ka kaluar shumë kohë.

Pas 222 orësh nën rrënojat e qytetit të Kahramanmaraş, ekipi i kërkim shpëtimit arriti të nxjerrë të gjallë një 42-vjeçare.

“‘Ndihmë’, erdhi një zë nga brenda. Na u prenë këmbët, na rrëmbeu gëzimi. Ishte person që ne po kërkonim. Ishte e shëndetshme. Nuk gjej fjalë për të thënë”, tha dikush nga ekipi që bënë të mundur shpëtimin e Melike İmamoğlu.

Edhe  motra e saj ka rrëfyer momentet gjatë përpjekjeve të shpëtimit: “Ata menduan se ajo donte ujë, por ajo po fliste për vajzën e saj”. Mësohet se 42-vjeçarja  është e vetëdijshme dhe është dërguar në spital për të marrë mjeimin e nevojshëm.

 

Ora 09:36
Tërmeti tragjik/ Shpëton 18-vjeçari pas 200 orësh kërkime në Turqi

 

Disa njerëz janë nxjerrë të gjallë pasi kaluan ditë të tëra të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave të shembura. Situata është shumë ë vëshirë dhe shpresat janë të pakta pasi ka kaluar më shumë se një javë nga tërmeti tragjik që goditi Turqinë dhe Sirini dhe la mbi 41 mijë të vdekur.  Videoja më poshtë tregon momentin kur të mbijetuarit u shpëtuan pasi ishin bllokuar për gati 200 orë. 

Një 18-vjeçar ishte ndër ata që u shpëtuan nga rrënojat e një ndërtese në Adiyaman, Turqi.

 

 

Ora 09:08
Tërmeti tragjik në Turqi, shpëtohet 15-vjeçarja pas 209 orësh nën rrënoja, 77-vjeçarja rekord pas 212 orësh

Një grua 77-vjeçare është nxjerrë nga tërmeti i tmerrshëm që goditi Turqinë pas 212 orësh nën rrënoja. Ky shpëtim renditet si një ndër më të vështirët për t'u realizuar kanë thënë ekipet e shpëtimet në Turqi pasi mundësitë që të vdiste nga mungesa e oksigjenit ose dehidratimi ishin shumë të mëdha.

Fatma Gungor u nxor nga rrënojat e një ndërtese të shembur në provincën Adiyaman, Turqi, pasi mbeti e bllokuar për gati nëntë ditë.

Gjithashtu, renditur në moshat e reja është adoleshentja siriane Seher Ghanam, 15 vjeç, e cila  ishte një nga të paktat që u gjetën gjallë dje nga  provinca Hatay  pasi kishte qëndruar nën rrënoja për 209 orë. Ajo u fotografua duke drejtuar gishtat drejt qiellit teksa u mor nga punonjësit e shërbimit të urgjencës në një barelë, e mbështjellë me një batanije dhe me një maskë oksigjeni, përpara se të shkonte më pas në një ambulancë për trajtim.

Seher u shpëtua menjëherë pasi babai i saj Faez Ghanam u lirua nga e njëjta ndërtesë.

 

 

Ora 08:34
Erdogan: Rindërtimi nis brenda pak muajsh! Të gjithë pronarëve të ligjshëm do u dorëzojmë shtëpitë e reja dhe godinat e bizneseve

1675847759_a72219ca71534ec7b128f011d162a16f.jpg

Presidenti turk Erdogan u zotua se do të vazhdojnë me përpjekjet e shpëtimit dhe rimëkëmbjes rreth më shumë se një javë pas një tërmeti të fuqishëm që goditi vendin e tij dhe Sirinë fqinje.

"Ne do të vazhdojmë punën tonë derisa të largojmë qytetarin e fundit që ka mbetur nën ndërtesat e shembura," tha Erdogan.

Vlerësimi i dëmeve të ndërtesave, nga të cilat dhjetëra mijëra u shkatërruan, do të përfundojë brenda një jave dhe rindërtimi do të fillojë brenda muajve.

“Ne do të rindërtojmë të gjitha shtëpitë dhe vendet e punës, të shkatërruara apo të pabanueshme nga tërmeti dhe do t’ua dorëzojmë pronarëve të ligjshëm”, shtoi presidenti turk.

Nga tërmeti humbën jetën mbi 40 mijë persona, më shumë se 105,000 njerëz u plagosën dhe më shumë se 13,000 ende po trajtohen në spital.

SI.E./B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, Bucks humbasin sërish! Fitojnë Miami e Memphis

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, Bucks humbasin sërish! Fitojnë Miami e Memphis