Tërmeti tragjik në Turqi, trajneri i Sivasspor: Asistentit tim i vdiqën 15 persona nga familja

Tërmeti tragjik në Turqi, trajneri i Sivasspor: Asistentit tim i vdiqën 15 persona nga familja

Riza Calimbay

Trajneri i klubit turk të Sivasspor, Riza Calimbay foli për dy tërmete me magnitudë 7.9 dhe 7.5 ballë të shkallës Rihter që lanë mijëra të vdekur në Turqi dhe në Siri. Për BeIn Sport, Calimbay tha se ish-ndihmësi i tij që punon me Hatayspor ka humbur 15 persona nga familja.

“Është një ngjarje shumë e trishtueshme. Jemi në Sivas, por jemi gjithashtu mjaft të tronditur. Nuk ka asgjë për të bërë. Sapo u zgjova në mëngjes, telefonova ish-asistentin tim Cengiz, i cili aktualisht punon në Hatayspor dhe më foli për situatën atje. Atij i vdiqën 15 persona nga familja", tregoi Calimbay.

Më pas trajneri i Sivasspor u ndal edhe te mesazhet dhe aksioni në ndihmë të të prekurve nga tragjedia.

“Thirrja e Volkan Demirelit është domethënëse. Ai ishte shumë emocionues, e tha me lot. Është një ditë vërtet e trishtuar dhe e trazuar. Ne do të ndihmojë si klub, institucionet dhe organizatat duhet të na afrohen në mënyrën e duhur. Ne do të bëjmë më të mirën tonë", tha trajneri.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë