Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë ka tronditur Italinë mëngjesin e sotëm. Lëkundja sizmike është regjistruar në orën 05:11, 2 km nga Muccia, në krahinën e Maceratës.
Goditja ka qenë e fuqishme dhe është ndjerë edhe në Umbria, ndërsa deri më tani mediat raportojnë se nuk ka pasur të lënduar. Tërmeti ka shënuar dëme materiale, ku është shembur këmbana e një kishe 600-vjeçare në Muccia, si dhe janë mbyllur shkollat.
Komento