Në Pavijonin e Artit në Ministri të Kulturës, artisti Oltsen Gripshi ka çelur ekspozitën “Stinën e jetës”. Për këtë Himn për jetën, artisti na rrëfen se është frymëzuar nga tërmeti i 26 nëntorit në vitin 2019.
“Vepra ka të bëjë me njeriun, me qenien njerëzore. Shkak për këtë ekspozitë është tërmeti i nëntorit të shkuar. Unë vij nga Durrësi, një nga qytetet më të goditura, ku kam ndërtuar jetën time. Nuk kam dashur që të udhëtojë me ndjesitë negative, por ta kthejë këtë në një vepër arti”, thotë Gripshi.
Përpos pasojave të rënda që la pas ky tërmet, artisti u jep vlera muzeale, atyre gjërave që la pas tërmeti, duke përshtatur këtë rrugëtim të qenies njerëzore në katër stinë të vitit
“Jeta është e mbushur me ngjyra, drama të tilla njeriut i ndodhin gjatë rrugëtimit jetësor. Jo më kot e nis ekspozitën me një vepër, siç është një jorgan i sime meje, që ka shpëtuar në rrënojat e shtëpisë që tashmë nuk është më. Për ta zhvesh nga konteksti i shtëpisë, edhe për t’i dhënë një vlerë muzeale. Më pas rrugëton drejt stinës së pranverës, me simbolika të ngrohta dhe dallëndyshet. Stina e verës është mëshiruar përmes simbolikës së gjarprit, që shpesh ka konotacion negativ, por është simbol i pjellorisë. Edhe mbyllet me një instalacion për vjeshtën, që fton publikun ta ndiejë gjithçka përmes gjetheve”, rrëfen ai.
Pasi fton publikun që të bëhet pjesë e kësaj ekspozite, artisti na rrëfen dhe atë çka mbetet pas
“Është një rrugëtim rreth qenies. Pika kulmore është veza nga lind gjithçka apo embrioni i jetës. Kjo është qasja ime, perceptimi im ndaj jetës dhe individit, ndaj qenies njerëzore”, përfundon artisti.
Ekspozita do të qëndrojë hapur në pavijonin e artit në Ministrinë e Kulturës deri në datë 28 shkurt.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e organizoi Shqipëria finalen e Conference League?
-
Mirë
87.7%
-
Keq
7.3%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 2020
Lajme të tjera
-
‘Errësirë’, ekspozitë për diktaturën në tunelin 25 m në muzeun ‘Shtëpia me gjethe’
21 Maj, 19:44
-
Kryetari i Bordit të Fondacionit Shqiptaro Amerikan për Zhvillim, Granoff: Në Butrint nuk do të ndërtohet asnjë hotel apo veprimtari tregtare
21 Maj, 18:58
-
6 vite rropatje, muzeu i Shpellës së Pëllumbasit mbetet projekt në letër, Qiriazi: Vlera të tilla Evropa i ekspozon, ministritë tona i refuzojnë
20 Maj, 17:58
-
Nga premtimi i Ramës për rindërtim, te justifikimet me krizën e luftës, Shqipëria 2 vite pa Teatër Kombëtar, artistët: E shqyen, dhimbje e madhe
17 Maj, 16:36
-
10 mln lekë për 16 projekte! Nga Kozma te Shundi, ‘Fondi i Teatrit për të rinj’ me emra të dramaturgëve të traditës! Fitues me produksione të gatshme? Basha: S’kam dijeni
14 Maj, 16:24
-
‘Fati’ i Butrintit diskutohet te ‘Ekonomia’, opozita: Ministrisë s'do i lejohet as që të futet pa leje, po shkelet Konventa e Parisit! Ministrja: Ne jemi pala kryesore! Braçe: Po bëhet propagandë
9 Maj, 15:17
-
Qeveria i hap rrugë resorteve pas rishikimit të kufijve natyrorë të Parkut të Butrintit
5 Maj, 22:46
-
Debati për Butrintin, reagon Fondi Shqiptaro-Amerikan: Pronësia e parkut nuk do të ndryshojë! Investimet e popullit amerikan, dhuratë për shqiptarët
30 Prill, 23:14
-
Dy ura mesjetare në Lezhë rrezikojnë shembjen, specialisti i monumenteve: Asnjë ndërhyrje nga Ministria e Kulturës
28 Prill, 20:55
-
Elva Margariti në Report Tv: Butrinti nuk do jepet me koncesion! Ndërtimi i Teatrit u shty nga kriza! Nisim restaurimin e Muzeut Etnografik të Krujës
27 Prill, 18:55
-
Video/ Zhupa i përplas mikrofonin Margaritit: Pse marrëveshja për Butrintin sekrete?! Trashëgimia nuk është mall! Margariti: Konfidencialiteti i kontratës për aspektet ekonomike
26 Prill, 15:59
-
Hapet në Bienalen e Venecias pavijoni shqiptar për Lumturi Blloshmin, Ministrja e Kulturës: Simboli i tejkalimit të çdo vështirësie që të përball jeta
21 Prill, 21:45
Rane Termete dhe shume Qamete Edi shkoi ne Boten e Qyteteruar Bota e hapi thesin dhe i tha Shqipetareve se ju duam e ndihmojme .Partickat qe sillen rrugeve si qente e nates ,Filluan duke lemeritur e sajuar llafe e sebepe Se ca ndihma ishin me fajde.ca ishin te korruptuara ,ca ia dhane Popullit qe keto zorraxhinj nuk jane ne Parlament dhe marrin rroga te majme .Si fallxhore benin hamendje se do i japin se su pa asnje para ne skene Duan te bejne punet qe su takon dhe skane haber por leri si Qente e Brrakes te lehin si buce rrugesh ,Ky Artist solli dhembjen dhe mjerimin e Kombit Por ja shtepite po ndertohen dhe te forta .Shohim familjet qe marrin celesat Ne Perendim nese nuk ke paguar Siguracionin ste japin nje gozhde .Kjo qeveri po jau ben falas ,Berisha e vodhi Kombin dhe jeton ne Vila ,edhe kolegu i vet Meta qe eshte sipermarresi i Kushtetutes ,jeton ne Vila .Lulushi ka vila por ka dhe ne Hollande ,Te gjithe keto bandite qe ta neverisin kerkojne hesape e llogari se jane lodhur duke u rehatuar ne vila. SPAK SPAK SPAK TE LUTEM SHIKOJI KETO FUKARENJ ME VILA MODERNE
Përgjigju