Tërmeti/Rama në Porta a Porta: Në Durrës e Tiranë do të ngremë lagje të reja e të bukura (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sonte në mbrëmje në emisioni Porta a Porta të gazetarit të mirënjohur italian Bruno Vespa. I pranishëm në studio edhe kritiku i artit Vittorio Sgarbi bashkë me vajzën e tij italo-shqiptare Alba Sgarbi. Të gjithë treguan mbështetjen dhe solidaritetin ndaj Shqipërisë dhe popullit shqiptar, dhe Sgarbi kujtoi fjalën e urtë shqiptare se tërmeti mund të përkulë malin, por jo supet e shqiptarit.

Kryeministri Rama falenderoi per solidaritetin e veçante te Italisë dhe promovoi dhe portalin për mbledhjen zyrtare të fondeve përmes e-albania duke premtuar një rindërtim të shpejtë të vendit. "E bukura do të ndihmojë për të kaluar këtë situatë kaq të vështirë - tha Rama. Do të ndërtojmë një lagje të tërë të bukur në Durrës, por dhe të tjera në Tiranë, për të cilat po punojnë arkitektë të huaj të njohur. Nuk do të jenë shtëpi për të varfër, - tha Rama, - nuk do të jenë shtëpi ku djali të trashëgoi varfërinë e babait".

Moderatori dhe gazetari Bruno Vespa, duke uruar shpresë dhe ringjallje pas tërmetit, kujtoi rastin e tërmetit në krahinën e Friulit në Itali, ku u gjet forca që nga një krahinë e varfër të bëhej një nga krahinat më të forta dhe pasura në Itali pas tërmetit. 

xy/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mirditor: 05/12/2019 13:41

    Ja pra, ra tërmet flitet vetem për termet. Neser do mdodhi naj fatkeqsi tjeter po presim që të vdesin njerz. Rruga e kombit është e sigurt? Depot e armëve jan të sigurta?. Aeroporti "NËNË TERAZA" ËSHTË I SIGURT? Porti i Durrsit,vlores,lezhes jan te sigurta? Kompanit e autobuzave jan të sigurta? Televisori shqiptar vetem politik. Shtet koti. Po tallen edhe vendet e afrikes me ne. Zjarrfiksja shqiptare marre e i pak bota pa asnjë kusht pa rrobe të pa trajnur kot fare jemi popull vetem me pi kafe e me llap me fol llafazan.

    Përgjigju
  • Free: 05/12/2019 00:56

    E paske nis me tallava, prish palate ne qender edhe degdisi ne te semes

    Përgjigju
    • Bukuria: 05/12/2019 10:22

      Po cfar Ka ai o njeri pse Rama e solli termetin? Eshte fatkeqsi natyrore,e duhet perballuar,e si po lodhet shume per te ia dale,mire do ishte te thoje oreeeeee po si nuk doli nje qeveritare dhe deputet ne ate katastrofe natyrore dhe te lironte nje shtepi per te prekurit dhe njerzit qe Kan humbur familjet,si nuk doli vetem nje qe Jane me Vila teshtrejta dhe apartamente SA human Jane keto njerez,te gjithe emigfantet kudo neper bote,shqiptaret te kosoves dhe maqedonise,shtetet fqinje po thuajse egjithe bota eshte keqardhur nga kjo situate natyrore,e jeta dalin dhe bejne politik ne kurrizte njerzeve te shkrete ,Jo qe nuk bashkohen por nuk po duan edhe ta Lene te punoje Edi Ramen dhe qeverine kete duhet tethemikemi popull te dashur ,bujare,puntore,te urte,najep voten por kur ju duhemi nuk bejme asgje ,politika shqiptare Ka dale jashte kornizave njerzore.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja