TIRANË - Hajdin Qejvani është pronari i truallit në të cilin Bashkia e Tiranës ka parashikuar ndërtimin e terminalit multimodal në kryeqytet në afërsi të Kthesës së Kamzës. Për mikrofonin e A1 Report ai denoncon veprimet e policisë bashkiake të Tiranës, duke u shprehur po vendosin në mënyrë të paligjshme një tabelë në pronën e tij.
“Ne jemi pronar të gjithë kësaj prone, të një sipërfaqe 99 mijë e 247 metra katrorë, dje paradite para orës 10:00, punëtorë të bashkisë të shoqëruar me policinë bashkiake kanë ardhur në mënyrë të jashtëligjshme për të vendosur një tabelë sic e shikoni konkretisht. Se si Bashkia Tiranë do të zaptojë pronat ë pronarëve, tokat e trashëguara më parë dhe del dhe thotë se projekte të mëdha të bashkisë mi ka bllokuar kryeministri i vendit.”- tha Qejvani.
Përkundër pretendimeve të bashkisë së Tiranës se qeveria ka bllokuar ndërtimin e projektit, ai pohon se bashkia nuk ka shlyer asnjë detyrim ndaj tij si pronar.
“Nuk jemi kundra ndërtimit të terminalit por ne si pronarë të pyetemi dhe të kemi lidhë aktmarrëveshje. Unë kam 8 takime me kryetarin e Bashkisë, më ka thënë që do të bëjmë akt-marrëveshje por në të kundërt del në TV dhe thotë që unë do ta bëj pa 10 lekë. U bë hera e dytë që për këtë pronë, këtu shpenzohen mbi 1 milionë e 600 mije euro tendera studime, se gjoja dhe po bëjmë studimet.”- shtoi Qejvani.
Bashkia e Tiranës nuk ka bërë akt-marrëveshje me banoret për mënyrën se si do të shlyhen detyrimet financiare.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
68.7%
-
Jo
27.8%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 1428
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Elbasan/ Vëllai e denoncoi të humbur, 40-vjeçari gjendet pas pesë ditësh! Familja dhe Policia e dërgojnë për mjekim në Spitalin Psikiatrik
10 Janar, 15:59
-
Kriza ekonomike, Barcelona nxjerr në shitje dollapin e Lionel Messit
10 Janar, 15:59
-
SHBA i jep lamtumirën e fundit Ish-Presidentit Carter
10 Janar, 15:57
-
E reja alarmoi RENEA-n në Astir, sociologu: Edukata e rrugës po shkatërron personalitetin e fëmijëve tanë
10 Janar, 15:54
-
Zëvendës-sekretari i Shtetit Amerikan Richard Verma takim me afganët që jetojnë në Shqipëri: Të angazhuar për t'i mbështetur
10 Janar, 15:52
-
Kosovë/ Lista Serbe akuzon KQZ-në se po i mohon të drejtën për vëzhgim e kontroll në ditën e zgjedhjeve
10 Janar, 15:45
-
Telashe të reja për linjën Shqipëri-Maqedoni e Veriut/ Pezullohet ndërtimi, qeveria e Shkupit ndërpret kontratën me Energoinvest
10 Janar, 15:42
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Renditja/ Bylis merr tri pikë të arta, mposht 2-1 kryesuesit e Dinamos! Egnatia fiton 'in-extremis' kundër Laçit, sot Vllaznia - Tirana
10 Janar, 15:25
-
Tabaku: Qeveria gënjen, si e sajoi propaganda e saj uljen e çmimit të energjisë me 1 lek, ja 3 masat që propozojmë!
10 Janar, 15:19
-
Berisha porosi deputetëve: Takoni sa më shumë shqiptarë nga Diaspora me shpenzimet tuaja! Primaret? Do fillojnë shumë shpejt
10 Janar, 15:01