TIRANE - Gazmend Dibra i Partisë Demokratike dhe Eridian Salianji i Partisë Socialiste, ndërsa në Këshillin Bashkiak të Tiranës diskutohej projektvendimi për terminalin e pasagjerëve, kanë shkëmbyer deklarata fyese më njëri tjetrin.
Ndërsa të majtët shprehën qëndrimin se kërkojnë shtyrjen e këtij prjektvendimi për tu njohur më shumë me të, Dibra i është drejtuar Salianjit me këto fjalë: Anjë jurist, tullac, apo me flokë nuk ka moralin të pengojë terminalin e pasagjerëve”.
Në këtë çast është nxehur Salianji, i cili i është kthyer duke i thënë: Ti je hajdut, nuk mund të të besosh ty. Ti ke blerë vendin që je aty me shantazh.
Kreu i Këshillit Bashkiak, Aldrin Dalipi deklaroi pas këtij incidenti se do të kërkojë ngritjen e një komisioni etike në Këshill.
“Askush nuk mund të cënojë integritetin e askujt”, tha Dalipi.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO
"S’e pengon dot asnjë jurist tullac"">