Dy të rinj u arrestuan nga policia në Shkodër, pasi qëlluan me armë zjarri në ajër duke përhapur panik tek banorët e zonës. Përmes një njoftimi zyrtar, policia thotë se finalizoi operacionin "Livadhi" duke vënë në pranga L. A., 18 vjeç dhe K. G., 19 vjeç, të dy banues në qytetin e Shkodrës.
Po ashtu, u sekuestruan dy armë zjarri (kallashnikov dhe pistoletë), municion luftarak dhe pranga e shkop gome si ato që përdor Policia.
Policia mori njoftim në fshatin Kuç të Njësisë Administrative Gur i Zi, në një livadh kishte të shtëna me armë zjarri, ku falë veprimeve hetimore u bë e mundur gjatja e armës së zjarrit kallashnikov, të cilën e kishin fshehur në një livadh në afërsi të lumit Drin.
Operacioni vijoi me kontrollin e banesave të të rinjve, ku në shtëpinë e K. G, u gjet një armë zjarri pistoletë, dy karikatorë automatiku me fishekë dhe 410 fishekë luftarak. Ndërsa në banesën e L. A., Policia gjeti një palë pranga dhe një shkop metalik me hapje, si ato që përdorin forcat e rendit.
Të dy do të hetohen nga Prokuroria e Shkodrës për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.
Komente


18-19 vjec bajga, imagjinoni ç super bajga e funderrina do të jene kur të behen nga 35-40 vjec. Prandaj derrmojini brenda të shpëtojë vendi!
PërgjigjuHa do te ulet ne kariget perpara Drejtesise , Kriminelet qe Ju dhane Urdher per hapjen e Depove,,dhe mijrave te vrare,dhe Mijra Njerez qe Terrorizijne Popullin e thjeshte.. Ha do te veproje Dejtesia meqe eshte ngrutur. SPAK ! nga USA dhe. Evropa. !
PërgjigjuBravo policis per arrestimin rrekord te ketyre plehrave,qe nete ardhmen bohen burim krimi.
Përgjigju