TIRANE - Me 9 vota pro dhe 1 kundër është votuar versioni me 61 njësi vendore i ndarjes së re territoriale të Shqipërisë në komisionin e posaçëm parlamentar. Për rrjedhojë gjatë kësaj të mërkure, kjo reformë ka marrë votën pro të PDIU-së, të vetmen parti opozitare që u bë pjesë në Komision, ndërsa ka humbur votën e PBDNJ-së. Sipas deputetit të PBDNJ Andrea Marto nuk duhet të ndryshoheshin kufijte dhe se kjo reformë është e njollosur.
Kryetari i PDIU Shpëtim Idrizi ka kërkuar që të pritet ende Partia Demokratike per ta realizuar sëbashku këtë reformë, por nga ana tjetër kryetari i komisionit Bashkim Fino u shpreh se kjo mazhorancë është e hapur deri të enjten e javës së ardhshme për të marrë konsensusin e PD-së.
“Kjo reformë duhet të bëhet në radhë të parë në dakordësinë e dy forcave të mëdha politike. Ajo që pamë ishte vullneti i mirë që në zonën e jugut të Shqipërisë të krijohej një mega njësi e re administrative ku grupoheshin për herë të parë njësitë me shumicë minoritare. Janë marrë dy komuna nga Delvina, dy nga Saranda dhe disa poshtë dhe janë bashkuar bashkë për të bërë një njësi të re administrative me shumicë minoritare. Do bënim mirë të mos ekzistonte që njësia administrative të mos bazohet mbi etninë. Por ne nuk jemi kundër, por megjithëse ne jemi vrarë, jemi prerë, jemi përzënë dhe nuk jemi këtu për të bërë me të njëjtën monedhë. Tani na del problemi i tre fshatrave. Ne kemi dorëzuar peticionin e Pandelejmonit dhe Sopikut. Nëse bëhet fjalë për Vagalatin dhe Vagalati na prishka gjithë historinë ne e japim konsensusin dhe për Vagalatin, por jo për Pandelejmoni dhe Sopiku”, tha kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi.
Ministri për Çështjet Vendore Bledi Çuci i pranishëm në këtë komision solli edhe disa sugjerime të qeverisë për Manzën, dhe disa fshatra ne Gjirokastër.
Dputeti i LSi-së Petrit Vasili vlerësoi këtë reformë ndërsa theksoi se distancohet nga interpretime politike. “Unë mendoj që duke qenë në fundin e një procesi të gjatë dhe të vështirë, unë mendoj se duhet të vazhdojmë të ruajmë thelbin. Përpara kemi një produkt që na bie 61 njësi, i vetmi rast ku nuk teprohet fjala historike. Sa i takon emocionaliteteve unë nuk dua ti komentoj sepse të tilla ka pasur ka dhe do të ketë. Por kjo gjë e madhe është shumë me e rëndësishme se sa interesat e tjera. Është shumë pozitive që kemi treguar vullnet të mirë dhe durim për të pritur opozitën. Është shumë i mirëpritur edhe zoti Idrizi që u bë pjesë e komisionit. Unë distancohem nga interpretimet politike. Ne kemi ardhur të bëjmë një Shqipëri që jeton më mirë, administrohet më mirë. Hapësirat për diskutim politik nuk janë tagër i këtij komisioni. Për mua komisioni ka kryer punën në mënyrë të shkëlqyer”, u shpreh Petrit Vasili.
Vagalati do të mbetet pjesë e Livadhjasë, ndërsa më parë ka qenë pjesë e bashkisë së Konispolit. Manza do të bëhet pjesë e Bashkisë së Durrësit, Odria dhe Lunxheria do të jenë pjesë e Gjirokastrës dhe jo e Libohovës, sic ishin më parë. Harta e re do t'i shkojë për vootim seancës plenare të 31 korrikut.
Administrata
Ndonëse opozita nuk ishte e pranishme në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, deputetët e mazhorancës kërkuan që të bëhet kujdes me shkarkimet që janë bërë në administratën publike. Fatmir Xhafaj akuzoi sekretarët e përgjithshëm të dikastereve se kanë bërë shkarkime nga puna të cilat tani më po i vuan shteti pasi pjesa më e madhe e nëpunësve kanë fituar gjyqin. Lidhur me këtë situatë ministrja Harito theksoi se aktualisht janë 120 procese gjyqësore të vitit 2013 për të shkarkuarit nga administrata por që janë me status të nëpunësit civil.
Krahas kësaj, Harito tha edhe se përgjatë vitit 2013 është shkarkuar 15% e administratës publike por që nuk kanë pasur statusin e nëpunësit civil. Lidhur me personat që kanë fituar gjyqin për tu rikthyer në punë, kreu i Komisionit Fatmir Xhafaj kërkoi që Ministria e inovacionit dhe Administratës Publike duhet ti japi më shumë përparësi atyre personave që kanë fituar gjyqin para 5-6 viteve pasi sipas tij ky është edhe sektori prioritar i të shkarkuarve.
Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO