SARANDE - Përfaqësues të minoritetit grek në këshillat e komunave Livadhja, Aliko, Mesopotam, Dhiver dhe Finiq, nën siglën e partive greke, kanë hartuar një peticion ku kërkojnë më shumë njësi vendore minoritare.
Banorët kundërshtojnë bashkëngjitjen e këtyre komunave njësive vendore të Konispolit, Delvinës, Sarandës dhe Himarës, ndërsa propozojnë krijimin e dy komunave të minoritetit grek në kufijtë aktual.
Kërkesat ata i bënë publike në një mbledhje të zhvilluar në qytetin e Sarandës.
Sakaq, popullsia në komunat e sipërpërmendura nuk është vetëm greke, pasi aty jetojnë edhe shumë shqiptar.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO