SARANDE - Miratimi i reformës territoriale në Kuvend ditën e enjte, ka sjellë edhe reagimin e parë nga kryesia e OMONIA-s për tërheqjen e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut të Vangjel Dules nga postet qeveritare.
Përmes një deklarate për mediat OMONIA i rekomandon Dules të mos nxitohet dhe të ngrijë zyrtarizimin e dorëheqjeve deri në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm Drejtues të OMONIA-s dhe PBDNJ, ku do të vendoset për të ardhmen e bashkëpunimit me koalicionin qeverisës. Sipas OMONIA-s, qeveria ka shkelur të drejtat e Konvetës Ndërkombëtare për minoritet greke, duke mos marrë parasysh asnjë propozim të tyrin për bashkinë e Himarës.
Kryesia e OMONIA-s është mbledhur këtë të premte, ku ka diskutuar mbi situatën e krijuar pas votimit të Reformës Administrative-Territoriale, e cila mori 88 vota (82 të mazhorancës dhe 5 të deputetëve të partisë së Shpëtim Idrizit, për Drejtësi, Integrim dhe Unitet), ndësa Vangjel Dule votoi kundër me argumentin se Bashkia e Himarës duhet të qëndrojë më vete, ose të bashkohet me Lukovën, por jo me fshatin e Vranishtin siç është me hartën e re.
Pas këtij takimi OMONIA ka publikuar një deklaratë për mediat ku denoncon klimën jo demokratike që sipas tyre mbizotëroi gjatë diskutimit të Reformës në Parlament.
“Propozimi për kufijtë administrativë me gjithë amendamentet e përfshira në momentet e fundit, nuk plotësuan asnjë nga kërkesat e OMONIA-s për Himarën, Lukovën dhe fshatra të veçanta si Çuka. Në përgjithësi në zonat ku historikisht jeton minoriteti etnik grek në Shqipëri, ka tendenca shkeljesh të Konventave Ndërkombëtare të cilat Republika e Shqipërisë i ka ratifikuar”- thuhet në deklaratën e OMONIAS
Më tej në deklaratë shtohet se është shqetësues fakti që atmosfera gjatë diskutimeve në Parlament ishte e tensionuar dhe larg standardeve Europiane. Këtë OMONIA lidh edhe me fjalën e Kryeministrit Rama, e cila sipas tyre zbuloi që Qeveria vazhdon të mbetet peng e praktikave të shkeljes së të drejtave të njeriut për minoritetet dhe karakterizohet nga mentaliteteve nacionaliste dhe totalitare të së kaluarës.
Më tej në deklaratën për median thuhet se kryesia e OMONIAS dhe të gjitha strukturat e saj do të vazhdojnë përpjekjet e tyre për informimin e faktorëve ndërkombëtare të të gjitha niveleve për këto zhvillime, sipas tyre të disfavorshme për minoritetin etnik grek në Shqipëri. Nga ana tjetër OMONIA shpreh mbështetjen për qëndrimin e Vangjel Dules gjatë diskutimit të projektligjit si dhe përshëndet deputetin Vangjel Tavo i cili abstenoi në votimin e kësa reforme, duke shprehur njëkohësisht keqardhjen për qëndrimin e deputeteve të tjerë minoritarë.
Në seancën plenare të së enjtes, e cila shënoi dhe mbylljen e këtij sesioni parlamentar, replikat mes kryeministrit Rama dhe aleatit të tij në qeveri Vangjel Dule ishin të forta. Kreu i qeverisë nuk mori në konsideratë asnjë propozim për ta ndarë bashkinë e Himarës si bashki më vete, por e konsideroi atë të barabartë me bashkinë e Durrësit, Shkodrës e Kavajës, duke mos e vlerësuar si minoritet. Nga ana tjetër Vangjel Dule, e vlerësoi këtë reformë të bazuar në elementë elektoralë. Më herët kreu i PBDNJ-së pati deklaruar në një takim me banorët e Himarës, se nëse kjo reformë do të votohej, ai do të linte koalicionin qeverisës.
Diskutimet gjate seances plenare te se enjtes
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO
Vendosim bashkë për koalicionin">