Territorialja, Himara kalon njësi
më vete, jo zonë minoritare

Territorialja, Himara kalon njësi<br />më vete, jo zonë minoritare
TIRANE- Krijimi i një Himare si zonë me shumicë etnike minoritare greke ka sjellë ndryshimin e variantit të kalimit me 39 bashki të Shqipërisë. Deputeti i PS Armando Subashi ka propozuar, shmangien nga koncepti i minoritetit dhe shtimin e një zone të veçantë për Himarën, duke vënë theksin në aspektin historik të saj dhe jo në atë të përkatësisë etnike.

Variant që ka gjetur mbështetjen dhe të deputetëve të tjerë si të PS dhe LSI. Vetë ministri Çuçi është shprehur se nuk ka asnjë rrezik nga krijimi i një zone me etni të pastër, duke qenë se aktualisht janë tetë komuna të tilla. Ndërsa ka pranuar se në propozimin e qeverisë, mbi Himarën nuk është përdorur koncepti territorial, por ai etnik.

Propozimi
Himara do të mbetet zonë më vete territoriale, por në administrimin e saj do të jenë dhe Vranishti, Kurveleshi dhe Lukova. Në këtë mënyrë është kërkuar që të respektohet si historia e zonës, duke iu referuar qëndrimit gjatë periudhës osmane, ashtu dhe lidhjes territoriale. Gjithsesi në formën e paraqitur deputetët kanë kërkuar dhe eleminimin e një përplasjeje mes mendimeve ekstremiste greke dhe stabilitetit të zonës. Për këtë në komision u janë referuar qëndrimeve të “Agimit të Artë”, por dhe politikanëve të ndryshëm të cilët përgjatë viteve kanë shprehur idenë dhe të një autonomie për zonën e Himarës.

Sidomos kjo dhe pas zhvillimeve mes Ukrainës dhe Rusisë. Gjë që do të shkaktonte dhe një tensionim artificial. Por, duket se edhe në rast se do të arrihet konsensusi për ndryshimin e mandateve në parlament, sipas kësaj ndarje territoriale, sërisht votat e minoritetit grek, por dhe popullsisë shqiptare do të shkonin drejt një balance. Ndërsa shmanget dhe ideja e një kërkese për autonomi apo tensioneve artificiale.
Propozimi për krijimin e një komune të tillë do të kalojë më parë në diskutim me banorët e zonës si dhe me të zgjedhurit vendor, për të arritur më pas në një draft konkret.

Qëndrimi
Vetë ministri Çuçi në diskutimet në komision është shprehur se dhe në Bashkimin Evropian po shkon drejt eleminimit të termave që përcaktojnë komunitete minoritare. Kjo dhe për shkak të mos krijimit të dallimeve mes shteteve. Por Çuçi u shpreh se propozimi për grupimin e komunave etnike greke është konform konventave ndërkombëtare. Ndërsa për të frika për krijimin e një kërkese për autonomi nuk qëndrojnë pasi prej shumë vitesh komuna të tilla ekzistojnë. Madje nuk ka pasur kërkesa për autonomi, apo ndërjen si njësi administrimi më vete.

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm