"Territorialja" mes 2 varianteve
Ndarja e re me 39 ose 40 njësi

Ndarja e re me 39 ose 40 njësi">
TIRANË - Varianti përfundimtar i Reformës Territoriale do të zgjidhet mes dy hartave, asaj që parashikon ndarjen e vendit në 39 bashki dhe asaj që e ndan vendin në 47 të tilla. Ky është vendimi që u mor gjatë kësaj enjte në Komisionin e Reformës Territoriale në prani edhe të ministrit për Çështjet Vendore Bledi Çuçi.

Deputetët kanë dhënë sugjerimet e tyre për variantin favorit. Ka qenë deputet Armando Subashi i cili ka mbështetur versionin me 39 njësi vendore, por ka propozuar që Himara të jetë njësi më vete duke e çuar numrin e njësive me 40 njësi vendore. Kjo është mbështetur edhe nga deputeti LSI, Spartak Braho. 

“Them për variantin 40 pa e zgjatur duke mbështetur propozimin e zotit Subashi se në situata të caktuara kohore e historike në Greqi kanë prevoluar edhe forca politike të errëta. Ju i shikoni që fshatrat të veçantë në jug të Shqipërisë, jo Lukovë, jo Dhërmi janë bërë qendra të Agimit të Artë. Ai tullaci kokëmadh që del atje në televizor është neonazistë që propagandon për Shqipërinë e madhe. Aq më keq që nuk është dhe minoritar, është qen bir qeni. Ne nuk duhet të zgjerojmë oreksin, të shtrihen pretendimet e përfaqësuesve të minoritetit deri në Himarë, rreziku i ekzistencës së frymës shoviniste mund të nxisë situata të tilla që ai thotë 2 ose 3 komunat që kërkon Dulja të bëjnë referendum dhe të bashkohemi me Greqinë”, tha Braho.

Kryetari i Komisionit të Reformës Territoriale Bashkim Fino ka bërë thirrje edhe njëherë opozitës të bëhet pjesë e reformës.

Reforma Territoriale, në variantin 47 Tirana do të përmbledhë shumë komuna, por jo Kamzën. Ndërsa në variantin 39 Tirana, përmbledh Vorën, Kamzën dhe komunat përreth. Në variantin 47 Himara mbetet njësi vendore më vete, ndërsa në variantin 39 Himara bëhet pjesë e Vlorës.

Dy variantet do të konsultohen tashmë me pushtetin vendor dhe në datën 22 korrik do shpallet varianti fitues ku harta e re nuk do të ketë më pak se 39 njësi dhe jo më shumë se 47.

Ministri Çuçi ka raportuar sërish sot në Komisionin e Reformës Administrative-Territoriale. Diskutimet në mbledhjen e sotme kanë qenë për bashkimin e zonave minoritare.
“Kriteri për minoritetin është përjashtues nga rregulli, megjithatë nuk e kënaq zonën funksionale”, tha Çuçi duke shtuar se “Është e vërtetë që duke mos qenë si zonat e tjera funksionale, ato do të kenë mangësitë e tyre, kjo është marrë parasysh në momentin që është vendosur si kriter".
 
“Shteti, qeveria e detyruar të garantojë nivelin minimal të shërbimit, nëse këto komuna nuk do të arrijnë të ofrojnë shërbim, minimumi i tyre është i garantuar”, tha ministri i Shtetit për Çështjet Vendore

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen