‘Territorialja’ në fazën finale, brenda 3 ditësh përfundojnë dëgjesat! PD kërkon shtimin e bashkive, PS mos ndryshimin e hartës

Komisioni për Reformën Teritoriale, që nisi punën në qershor të këtij viti ka mbërritur në fazën finale të saj, por pa dakordësi mes palëve. Opozita e mazhoranca brenda 30 shtatorit, pra për 10 ditë duhet të dalin me raportin final për t’ua dorëzuar kuvendit, por duket se do të jenë dy tillë. Opozita kërkon shtimin e Bashkive në 92, dhe reduktimin e rajoneve në 6. Mazhoranca ka nënvizuar se në mungesë të një censusi dhe ekspertize të thelluar i qëndron besnike zgjedhjes së bërë në vitin 2014, asokohe me bekimin e PDIU dhe LSI, për 61 bashki dhe 12 qarqe.

Anëtarët e Komisionit të Posaçëm të Reformës Territoriale, sipas programit të punës së dakordësuar, pritet të mbyllin dëgjesat me Ministrinë e Brendshme dhe KLSH brenda ditëve të para të kësaj jave, mandej do të nisë dhe diskutimi mbi raportin që do t’i dërgohet Kuvendit. Burime nga Partia Demokratike bënë të ditur për “Report TV”, se javën e shkuar ishte radha e ekspertëve të të dy palëve të nxirrnin disa konkluzione paraprake nga dëgjesat intensive të zhvilluara. Sipas burimeve nga PD, problematikat kryesore janë ndarë në tre shtylla kryesore: Punësimi për favore elektorale, mbështetje preferenciale nga qeveria si dhe mungesa e shërbimeve dhe investimeve në zonat e largëta.

Tabela: Problematikat sipas PD

  • -Punësimi elektoral (patronazhishtët)
  • -Mungesa e decentralizimit
  • -Mungesa e investimeve dhe shërbimeve në zonat rurale

Dhe pikërisht mbi këto tre shtylla do të ngrihet dhe raporti i Partisë Demokratike, ku pritet të propozohet krijimi i Bashkisë Leskovik, Shëngjin, Velipojë, apo Orikum…etj

Burime nga Partia Socialiste bënë të ditur se vullneti i mazhorancës është për të ulur numrin e bashkive dhe gjithashtu edhe atë të rajoneve.

Si përfundim e vetmja pikë që i gjen në të njëjtin qëndrim mazhorancën dhe opozitën është ulja e numrit të qarqeve apo krijmi i rajoneve, por dhe kjo pikë, sipas mazhorancës duhet të vlerësohet pas censusit. Në këtë kuadër, duket se harta territoriale e vendit nuk do të pësojë ndryshime edhe këtë vit, teksa kryefjalë e raportit final të Komisionit do të jetë nga të dyja palët “Decentralizimi i pushtetit lokal”. 

G.MO/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • gjergji: 18/09/2022 18:18

    Kush do i paguaj kto rrogetar qe kerkon PD ?? Sa pak qarqe e sa ma pak bashki eshte me ekonomike e me praktike e natyrisht me pak burokratike e mprojtur me shume nga korrupsioni e natyrisht decentralizim i pushtetit qendror. Si gjithe bota.Te kemi qarqe me mbi 300.000 banor.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi