Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, si përfaqësuese e Shoqatës së Bashkive dhe të Zgjedhurve Vendorë, prezantoi në diskutimet për reformën territoriale propozimet e miratuara nga Asambleja e shoqatës dhe të dorëzuara dy bashkëkryetarëve të reformës në qershor. Ajo kërkoi që me reformën e re çdo detyrë e re që u jepet bashkive të vijë edhe me financim, staf dhe kompetenca të qarta; njësitë administrative të kenë më shumë kompetenca dhe shërbime; dhe investimet të shpërndahen proporcionalisht në të gjithë territorin, që edhe qytetari në një zonë të largët të marrë shërbim me të njëjtin standard.
“Gjatë takimeve që kemi pasur me kryetarët e bashkive, kemi vënë theksin te funksionet dhe financat si çështje shumë të rëndësishme për shërbimin fundor të qytetarëve, sepse atyre nuk u intereson se kush e jep shërbimin, por e rëndësishme është që shërbimi me standard të shkojë edhe te qytetari me vendbanimin shumë të largët.
Ne propozojmë që të ndalohet me instrument ligjor heqja e funksioneve dhe kompetencave të njësisë së qeverisjes vendore për çështje që shtrihen në territor nga qeveria qendrore. Duhet përcaktuar një metodologji e qartë e decentralizimit të një funksioni. Kompetencat e centralizuara të rishikohen dhe të kthehen te bashkia.
Çdo funksion i ri që transferohet te bashkitë duhet shoqëruar me kompetenca të qarta, financim, standarde dhe kapacitete njerëzore. Duhen miratuar standarde kombëtare dhe vendore në harmoni me BE-në për shërbimet publike, të garantohet cilësi dhe akses i barabartë në shërbime në zona urbane dhe rurale.
Njësitë administrative duhet të kenë më shumë kompetenca, të ofrojnë më shumë shërbime. Investimet të shpërndahen në mënyrë proporcionale. Vendosja e një rregullatori për shpërndarjen e investimeve do të bënte të mundur mbulimin me investime të të gjithë territorit" tha ajo
“
Lajmi kryesor:
Reforma territoriale ndez debate PS-PD tek 'Ligjet', rrëzohet kërkesa e opozitës për futjen e draftit të saj në rend dite, Manja: Nuk e kam në tryezë, duhet të ndjekë procedurën








