Pas 4 orëve që Kuvendi ndodhet ende te fjalët e mbajtura për procedurë (dhe asnjëra deri më tani s’ka qenë e tillë), rendi i ditës kaloi më në fund te prezantimi i raporteve për reformën territoriale.

Sërish, pas këtij njoftimi, Luçiano Boçi, bashkëkryetar i komisionit, shkoi drejt foltores për të mos lejuar që Arbjan Mazniku të vijonte me raportin e PS.

Peleshi njoftoi sërish 5 minuta pushim, për të tretën herë sot.


Lajmi kryesor:

‘Territorialja’ bllokon seancën, rrëzohet kërkesa e PD për zgjatjen e afatit! Opozita zapton foltoren, Bardhi i hedh ujë Ramës! PS kalon direkt në votim (VIDEO+FOTO)