NIGERI - Organizata e njohur terroriste Boko Haram ka vrarë të paktën 45 persona në një sulm në fshatin Kura Azaya në verilindje të Nigerisë.
 
Dëshmitarët raportojnë se viktimat mund të jenë shumë më tepër se personat që u panë të vraponin në pyll teksa ndiqeshin nga terroristët e Boko Haram.

Sipas raportimeve paraprake, persona të armatosur u shfaqën në fshatin nigerian dhe nisën një sulm mbi popullatën.
 
Kreu i fshatit raporton për të paktën 45 viktima, ndërsa dyshohet se shumë të tjerë mund të kenë mbetur të vdekur rrugës, përveç të plagosurve që dyshohet të jenë të paktën 50.
 
Kreu i fshatit i bëri thirrje qeverisë federale të ndërmarrë veprime urgjente për të shpëtuar njerëzit, pasi janë në rrezik zhdukjeje.

Masakra e fundit përkoi me ditën kur Kuvendi nigerian vendosi t’i japë fund gjendjes së jashtëzakonshme në verilindje të vendit që lidhet me sulmet e xhihadistëve të Boko Haram.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)