Udhëtarët që nisen drejt SHBA-së do t’u kërkohet të mbajnë të ndezur telefonat celularë, kompjuterët lap top dhe pajisje të tjera elektronike.
 
Kjo u bë e ditur gjatë një interviste televizive nga sekretari i Sigurisë Kombëtare Jeh Johnson, në kuadrin e shtimit të masave të reja të sigurisë.
 
Ai theksoi domosdoshmërinë e ndërmarrjes së masave të tilla, por nuk i lidh me asnjë kërcënim të veçantë. Sipas Johnson, sulmet në aeroporte mbeten pista kryesore e sulmeve terroriste jo vetëm në SHBA, por në gjithë botën.
 
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)