Arrestimet e ditëve të fundit, pas kontrollit të dy xhamive në Tiranë, ku proklamoheshin prej disa kohësh idetë për pjesëmarrje të një lufte të shenjtë të islamikëve, për shumëkënd nuk përbën ndonjë zbulim të befasishëm dhe të çuditshëm. Këto arrestime, por edhe të tjera të mundshme në ditët apo muajt e ardhshëm kanë qenë të paralajmëruara, që kur filloi të përflitet se në rradhët e veprimeve të dhunshme prej shumë kohësh në Siri gjenden edhe subjekte që nuk kanë shtetësinë e asnjërës prej palëve në konflikt. Pra, edhe disa shtetas shqiptarë të besimit mysliman. Këto përflitje u bënë të besueshme sidomos, kur shumë shpejt në rrethet e Tiranës dhe të Pogradecit disa familje hapën një nga një dyert e mortit për bijtë e tyre të rënë gjatë luftimeve ndërmjet rebelëve dhe forcave ushtarake të regjimit të Al Asad – it.
Për ata bij, që e kishin justifikuar vajtjen e tyre në një vatër të nxehtë, përveç mbrujtjes me retorika xhihadiste, që në të vërtetë devijojnë nga mësimet e fesë islame, edhe me përfitimet materiale dhe financiare të premtuara si mjet jetese, që rridhnin nga marrja pjesë në të tilla veprimtari që nuk ta kursejnë as kokën. Gjatë ceremonive mortore, pa trupa të të rënëve, në shtëpitë e viktimave nisi të bëhej fjalë apo të hamendësohej edhe për ata që i kishin nisur djemtë shqiptarë drejt një konflikti dramatike në brigjet jugore të Mesdheut. Dhe, fillimisht u zu në gojë emërtimi i një Fondacioni islamik, 25 zyrtarët të të cilit u arrestuan para disa javësh në Turqi nga njësitë ligjzbatuese të këtij shteti, me akuzën fillestare të organizimit, nxitjes dhe financimit të veprimeve që lidhen edhe me mercenarizmit.
Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka miratuar që në vitin 1977 një Rezolutë, nëpërmjet së cilës – në kuadër të orientimit të normativës ndërkombëtare - do të duhej të trajtonte veprimtari të tilla, si instrument për bëma të dhunshme e luftarake në territorin e një shteti sovran. Njëkohësisht, të kategorizonte frymëzimet dhe pasojat e këtyre veprimtarive. Por duhej të kalonin 12 vjet që atëhere, kur do të formulohej dhe nënshkruhej në New York një akt ligjor ndërkombëtar, Konventa e OKB kundër rekrutimit, përdorimit, financimit dhe trajnimit të merecenarëve, duke vendosur standarde të reja në përkufizimin e mercenarizmit modern, si edhe kriteret vlerësuese për subjektet që mund të konsiderohen mercenarë në konflikte të brendshme apo ndërkombëtare.
Meqë nga Shqipëria kjo Konventë nuk ka qenë dhe as nuk është ratifikuar, përpara arrestimeve të bujshme të fillimit të kësaj jave në Tiranë, një grup deputetësh të Kuvendit të Shqipërisë kanë paraqitur një projektligj (që ende mbetet për t’u shqyrtuar), 3 dispozitat e të cilit formulojnë veprat penale përkatëse dhe masat ndëshkimore ndaj tyre, të cilat pas miratimit t’i shtohen Kodit tonë Penal. Cila është përmbajtja e tyre? E para, ka të bëjë me pjesëmarrjen në formacione luftarake që veprojnë gjatë një konflikti të armatosur në një shtet të huaj, pa qenë pjesëtar i forcave të armatosura të një Shteti që nuk është Palë në konflikt, ose misioneve ushtarake zyrtare të forcave të armatosura të një Shteti që nuk është Palë në konflikt apo të një organizate ushtarake ndërkombëtare.
Pjesëmarrja individuale në këto formacione parashikohet të dënohet me 3 deri në 8 vjet burgim. E dyta, ka të bëjë me organizimin e këtyre formacioneve luftarake, me nxitjen, rekrutimin, organizimin, drejtimin, stërvitjen dhe financimin e tyre apo të personave që do të kryejnë veprën penale të pjesëmarrjes në luftime te një shtet i huaj. Dënimi: 5 deri në 15 vjet burgim. E treta, ka të bëjë me bërjen e thirrjes publike për pjesëmarrje në formacionet luftarake që veprojnë gjatë një konflikti të armatosur në shtetet e huaja. Masa ndëshkimore: deri në tre vjet burgim.
Mirëpo, ajo që hap diskutim për këtë projektligj dhe rrezikon miratimin e tij është sidomos përmbajtja e dispozitës së parë, sipas së cilës, vështirë të provohet mercenarizmi i individëve të ndryshëm – shtetas shqiptarë, që kur të kthehen në atdhe t’i nënshtrohen dënimit të parashikuar deri me 8 vjet burgim. Legjislacioni francez e përcakton mercenarin si një person që merr pjesë në formacione luftarake, për të marrë trofera ose plaçka lufte.
Ndërsa, së paku një pjesë e shtetasve shqiptarë që janë inkuadruar apo mund të inkuadrohen edhe më pas në formacione luftarake të tilla, si në Siri, e bëjnë këtë për nevoja mbijetese për veten dhe familjen që lënë në atdhe, pavarësisht se mund të lënë atje edhe jetën. Kurse, disa të tjerë, që nuk u janë ekspozuar provave materiale, krysisht atyre audio – vizive, kur të kthehen në vendlindje mund ta mohojnë mercenarizmin e vet, duke u justifikuar me vajtje në një shtet tranzit, prej nga pretendojnë se e ka kaluar kufirin e tij ilegalisht. Sa për dy dispozitat e tjera, provat janë lehtësisht të gjetshme. Sigurisht, nëse njësitë ligjzbatueshme në Shqipëri harmonizojnë veprimtarinë investigative ndërmet tyre, por edhe me agjencitë ligjzbatuese të shteteve aleate.
Megjithatë, një pyetje shtrohet: A është e domosdoshme të “ngarkohet” legjislacioni ynë penal me dispozitat, që parashikohen në projektligjin e mësipërm, kur mercenarizmi modern në çdo rast merr tiparet e terrorizmit? Një dukuri kjo, që sot është shndërruar nga një akt individual në të përgjithshëm, në një fenomen mbishtetëror. Prandaj, Këshilli i Sigurimit i OKB është përpjekur që të gjejë mjetet më të përshtatshme për ta luftuar.
Duke u mbështetur në Kapitullin VII të Kartës së Kombeve të Bashkuara, 10 vjet pas nënshkrimit të Konventës kundër Mercenarizmit mori Rezolutën Nr. 1267, që u plotësua deri në vitin 2011 me rezoluta të tjera, ku kërkohet nga të gjitha Shtetet Anëtare të OKB që: a) të marrin masa ndaj çdo personi ose shoqate të lidhur me rrjetet terroriste (duke u përmendur në ndonjë prej këtyre rezolutave si rrjete të tilla edhe Al kaeda dhe Talebanët); b) të ndalojnë hyrjen në territoret e tyre ose kalimin në këto territore të personave të caktuar; c) të ndalojnë furnizimin, shitjen dhe transportin nga territoret e tyre të armatimeve të ndryshme drejt vendeve në konflikt, si edhe të mos lejojnë stërvitje të personave dhe entiteteve të caktuara për veprimtari luftarake.
Të gjitha këto masa kanë gjetur pasqyrim edhe në Kodin tonë Penal, me ndryshimet dhe shtesat e bëra atij herë pas here, duke përcaktuar figurat përkatëse të veprave penale, si edhe dënimet nga kryerja e këtyre veprave. Mbi këtë bazë, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur akuzat ndaj personave që u prangosën pardje dhe ndaj atyre që janë shpallur në kërkim, të cilët vështrohen kryesisht në pozicione të lidhura me grupe xhihadiste dhe me elementë apo shoqata terroriste jashtë vendit. Pra, akuzat ndaj tyre përfshijnë brenda organizimit, nxitjes, financimit dhe thirrjeve për terrorizëm, edhe ato për mercenarizëm.
Me gjasë, nga zbulimi i veprimtarisë së këtyre personave dhe të të tjerëve më pas, për Prokurorinë e Krimeve të Rënda bie edhe një përgjegjësi e madhe, për të provuar dhe argumentuar nëse këta persona i përkasin apo jo një ‘Grupi të Strukturuar Kriminal’. Dhe, për ngritjen e kësaj akuze është e nevojshme që organi i akuzës të mbështetet jo vetëm te disa nene të Kodit Penal, që paraqesin mangësi në saktësimin e elementëve të këtij lloj ‘Grupi’, por sidomos te Konventa e OKB kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar (dhjetor 2000), e cila i përcakton qartë katër tipare të ‘Grupit të Strukturuar Kriminal’: 1) Ekzistenca e një strukture organizative të përshtatshme, për të kryer një ose disa vepra penale; 2) Një bërthamë permanente personash pjesëmarrës, me të paktën tre persona; 3) Një bërthamë, që si qëllim ka realizimin e një programi kriminal; 4) ‘Afectio societatis sceretum’, element që tejkalon shprehjen e vullnetit dhe dashjes mbi kryerjen e veprave penale, duke u bërë tregues i ndërgjegjësimit të ‘Grupit’, për t’u lidhur së bashku, me qëllim kryerjen e shumë krimeve.
Kaq mund të themi, së paku tani për tani!
Shkrimi u publikua sot (13.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com